Në luftën kundër koronavirusit ajroseni hapsirat e mbyllura, ekspertët zbulojnë se sa shpesh

Përderisa po shpenzohen miliarda për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19, ekspertët thonë se ka diçka që mund të ndihmojë në shmangien e virusit, ndërsa nuk kushton asgjë - hapni dritaren.

Gjithnjë e më shumë prova po tregojnë për faktin se ajri që qëndron në ambiente të mbyllura kontribuon në përhapjen e grimcave që shkaktojnë infeksionin. Kjo re e grimcave të imëta, të njohura si aerosole, mund të qëndrojë në ajër gjatë ose për disa orë, në këtë rast thjesht do të ju ndihmonte vetëm hapja e dritares.

Epidemiologu Antoin Flahault e krahason këtë me pirjen e duhanit.

“Çfarë do të bëni kur dhoma është me tym? Ju hapni dritaren për të dalë tymi nga dhoma. E njëjta gjë vlenë edhe me retë e padukshme virale”, thekson ai.

Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) kohët e fundit përfshinë hapsirat e mbyllura në rekomandimet e saj për të luftuar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Shmangni hapësirat e mbyllura dhe siguroni ajrosjen e duhur të tyre duke futur sa më shumë ajër të pastër”, thuhet në faqen e internetit të Qendrës.

E THJESHTË DHE EFEKTIVE

Edhe pse koronavirusi transmetohet kryesisht nëpërmjet pikave, CDC ka përfshirë zyrtarisht aerosolet midis mënyrave në të cilat transmetohet virusi.

Ekspertët në shumë vende kanë avokuar për muaj me radhë për të futur masa më të rrepta për të parandaluar kërcënimet me aerosol, të cilat në fillim të pandemisë vështirë se përmendeshin në shëndetin publik. Gjermania është një nga vendet që zyrtarisht këshillon popullatën të hapë dritaret dhe të ajrosin hapsirat. Në rekomandimet e Ministrisë sonë të Shëndetësisë, ajrosja e ambienteve përcaktohet si një masë për të mbrojtur nga përhapja e infeksionit.

Mjekët gjermanë këshillojnë qytetarët të lënë dritaret e hapura edhe atëherë kur bien temperaturat e jashtme.

“Ju gjithmonë mund të vishni triko nëse keni ftohtë”, thotë Dr. Bernard Hulsing.

Sa kohë duhet të ajroset ambienti për të “asgjësuar” aerosolet?

“Shumë. Ne rekomandojmë riciklimin e plotë të ajrit në dhomë të paktën gjashtë herë në orë,” tha Flahault, drejtor i Institutit të Shëndetit Global në Universitetin e Gjenevës.

“Gjashtë herë në orë është ajo që keni në trenat e shpejtë ose aeroplanët, ku cilësia e ajrit është shumë e mirë. Por në shumicën e ambienteve të mbyllura nuk kemi atë nivel të ventilimit.”

Dritaret e hapura sigurisht që nuk janë masa e vetme.

“Kufizoni numrin e njerëzve që qëndrojnë në të njëjtën dhomë, mos qëndroni shumë gjatë në të, mbani maskë gjatë gjithë kohës, lani duart rregullisht dhe përpiquni të mos flisni ose të bërtisni shumë”, thekson Flahault.