Nëpërmjet këtyre ushqimeve do të humbni peshë, por do të zvogëloni edhe dëshirën për ëmbëlsira

Këto ushqime edhe pse përmbajnë sheqerna, mund të vlerësohen edhe për disa materie tjera ushqyese të dobishme dhe të nevojshme për organizmin.

Sheqernat e thjeshta, nëse konsumohen në sasi më të mëdha, krijojnë të ashtuquajturin rreth magjik. Gjegjësisht, ata shpejt arrijnë në qarkullimin e gjakut dhe shpejt arrijnë në përqendrim të lartë. Pas rritjes së shpejtë, vijon edhe rënia e shpejtë, për shkak të së cilës organizmi dërgon sinjale se dëshiron doza të reja sheqeri. Për të thyer këtë rreth magjik, rekomandohet që të merren ushqimet e mëposhtme, të cilat, edhe pse përmbajnë sheqerna, mund të vlerësohen edhe për disa materie tjera ushqyese të dobishme dhe të nevojshme për organizmin.

Molla

Një nga ushqimet më të mira që ndihmojnë në përmbushjen e dëshirës për ëmbëlsira janë mollët. Ato përmbajnë fibra të tretshme, të cilat ngopin në masë të madhe, përtypen për një kohë të gjatë, kështu që organizmi dërgon sinjale të ngopjes, por gjithashtu janë edhe të ëmbla. Nëse ndjeni uri pasi keni ngrënë një mollë, herën tjetër bashkë me mollën hani edhe një copë djathë.

Misri

Misri nga vet natyra është i ëmbël dhe mund të përmbush dëshirën për ëmbëlsira. Gjithashtu përmban edhe vitamina, minerale dhe fibra, kështu që është një mundësi e mirë për të kënaqur dëshirën e biskotave të ëmbla.

 

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla mund të përdoren edhe tek ushqimet e kripura edhe tek ato të ëmblat. Ato gjithashtu kontribuojnë në organizëm me beta karoten dhe shumë vitamina e minerale të tjera. Provoni patatet e ëmbla në tortë me kanellë, kjo patjetër që do t’ju kënaqë. Kanella gjithashtu është një aleat i madh në luftën kundër dëshirës për ëmbëlsira, pasiqë e parandalon rritjen e sheqerit në gjak.

Domatet

Domatet mund të ndihmojnë në luftën kundër dëshirës ndaj ëmbëlsirave, pasiqë ato përmbajnë serotoninë. Hulumtime të caktuara kanë treguar se niveli i ulët i serotoninës është përgjegjës për dëshirën e rritur ndaj ushqimeve të ëmbla. Serotonina është neurotransmetues i cili i tregon trurit se nevojat për sheqer janë përmbushur.