Pëfitimet e bimës Rhodiola rosea (“rrënjën e artë”)

Rhodiola rosea është bimë shumëvjeçare e cila rritet në rajonet veriore të Kanadasë, zonat polare artificiale, si dhe në shkretëtirat dhe rajonet shumë të ftohta të ishullit skandinav dhe siberian. Në Finlandë, Suedia dhe Rusia kultivohet në mënyrë aktive për shkak të vetive të njohura farmakologjike. Popujt që banojnë në malet siberiane e quajnë atë "rrënja e artë" ose "rrënja arktike", ata përgatisin pije prej saj, e cila rrit qëndrueshmërinë dhe ndihmon në tejkalimin e gjendjeve depresive karakteristike të "dimërave siberianë".

Shumë popuj i përdornin lulet për të përgatitur çaj për trajtimin e dhimbjeve gastrointestinale, temperaturën, tuberkulozën, ndërsa shërbenin edhe si analgjetik për lehtësimin e dhimbjeve të ndryshme. Që nga viti 1969, kjo bimë  është pjesë e listës zyrtare të barnave në Rusi, gjë që e vendos atë në mesin e adaptogenëve – barna që e forcojnë sistemin nervor dhe veprojnë kundër depresionit.

Veçanërisht e duan gratë

Bazuar në literaturën e gjerë profesionale, mund të konfirmohet se Rhodiola rosea ka aftësinë për të kuruar efektet e stresit kronik. Ky lloj i veçantë i stresit kryesisht i prek gratë të cilat kanë më pak forcë adrenokortike, ku e ashtuquajtura lëvorja e gjëndrave mbiveshkore shpesh nuk prodhon sasi të mjaftueshme të kortikosteroideve dhe hormoneve androgenike në to. Prandaj, “rrënja e artë” rekomandohet sidomos për gratë moderne, të cilave u duhet që të punojnë shumë, madje edhe pas viteve të gjashtëdhjeta. Gjithashtu, nuk është çudi që kjo lloj rrënjë parandalon diabetin, sëmundje që është shumë e ndjeshme ndaj stresit të vazhdueshëm. 

Përfitimet e bimës Rhodiola rosea

  • Rekomandohet në rastin e lodhjes intelektuale, si dhe për të përmirësuar përqendrimin; të rinjve u ndihmon në procesin e të mësuarit, ndërsa tek të moshuarit e përmirëso kujtesën.
  • Rrit rezistencën ndaj stresit kimik, biologjik dhe fizik dhe mund të jetë mjaft efektiv nëse kombinohet me magnez-bisglycinate.
  • Largon ndikimin e stresit kronik, sidomon tek gratë.
  • Ndikon pozitivisht në gjëndrat gjenitale, ndërsa është treguar e dobishme edhe në trajtimin e impotencës, amenorrhea-s dhe infertilitetit.
  • Ky medikament universal, që vjen nga vendet e ftohta, gjithashtu rekomandohet edhe në rast të depresionit me asteninë, sindromë hiperaktiviteti që pasohet nga mungesa e vëmendjes, si dhe për shërimin pas lëndimit të kokës në një aksident.