Nëse vini re ndryshime në gjuhë, menjëherë vizitoni mjekun!

Këto ndryshime mund të jenë simptoma të ndonjë sëmundje serioze

Ndryshimet në gjuhë shpesh janë të padëmshme, për shembull të tilla janë fistulat ose aftet, por pak njerëz dinë se ata mund të jenë edhe simptoma të sëmundje të rënda.

Më së shpeshti ndryshimet janë në ngjyrë të kuqe ose të bardhë, madje disa janë të dhimbshme dhe të gjakosura. Edhepse nuk ndjeni dhimbje e rëndësishme është që të vizitoheni te mjeku, që të përcaktonin shkakun e ndryshimeve dhe të merni terapinë e përshtatshme. Disa ndryshime mund të shfaqen si pasojë e lëndimit ose e djegies, por mund të edhe si pasojë e infeksioneve të ndryshme, viruseve dhe sëmundjeve kronike.

Këto ndryshime mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve, si: herpesi, kanceri i bajameve, alergjitë, kanceri i gjuhës, sifilizi, tuberkulozi, kandida dhe papillitis. Megjithatë, nuk ka vend për panik pasiqë kanceri i gjuhës është sëmundje mjaft e rrallë, dhe këto ndryshime janë kryesisht si pasojë e lëndimeve dhe irritimeve. Por, edhe pse ato zakonisht janë beninje, duhet të bëhen analiza mjekësore. Nëse zbulohet se janë të padëmshme, atëherë përpiquni që të parandaloni shfaqjen e tyre me higjenë të rreptë, hani më pak ushqime të kriposura, të nxehta dhe të tharta, shmangni alkoolin dhe pini  mjaftueshëm ujë.