Profesionistët kanë zbuluar se dhimbja e fytit që nuk kalon edhe pas tre javësh mund të jetë simptomë e kancerit të gjëndrës tiroide. Kanceri i gjëndrës tiroide kryesisht shfaqet te personat e moshës midis 30 dhe 60 vjeçare, ndërsa femrat preken më shpesh nga kjo sëmundje sesa meshkujt.
Gjëndra tiroide e rregullon procesin se si trupi ynë ta përdor energjinë dhe funksionimin e duhur të saj, që është thelbësor për shëndetin e të gjithë organizmit, ndërsa kur qelizat e saj fillojnë të rriten në mënyrë anormale, shfaqet sëmundja.
Një nga simptomat kryesore të kancerit të gjëndrës tiroide është dhimbja e fytit që zgjat shumë dhe nuk mund të shërohet. Gjithashtu, rritja në qafë (në formë topi) e cila mund të jetë e dhimbshme me kalimin e kohës, rritet dhe mund të lëvizet me gishta.
Simptoma të tjera të kancerit të gjëndrës tiroide përfshijnë gjëndrat e enjtura në qafë, dhimbje në qafë, vështirësi në gëlltitje dhe frymëmarrje, mutacion në qafë që zgjat më shumë se tre javë dhe diarre. Nëse keni këto simptoma, shkoni te mjeku juaj sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë analiza të hollësishme dhe të kontrolloni shëndetin e gjëndrës tiroide.