Artriti çon në shfaqjen e inflamacionit të dhimbshëm të nyjeve, ndërsa të sëmurëve u pengon në kryerjen e aktiviteteve të përditshme si veshja dhe ngrënia. Megjithëse mund të jetë i butë, por gjithashtu shumë i fortë, cila do formë qoftë është e pakëndshme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje e dinë se sa mund ta lehtësojë atë nëpërmjet ushqimit, por ka edhe ata që nuk e dinë se ushqime të caktuara mund të përkeqësojnë gjendjen e tyre. Nëse vuani nga artriti këto 10 artikuj ushqimor duhet t’i shmangni:
Gluteni
Gluteni i cili gjendet tek gruri shkakton inflamacion në trup, madje edhe nëse nuk keni sëmundjen celiake.
Qumështi
Qumështi përmban komponent të quajtur kazeinë, proteinë e njohur për tretje e cila është përgjegjëse për shkaktimin e inflamacionit në trup.
Vaji
Kjo është shumë e vështirë për t’u shmangur, pasiqë shumë artikuj ushqimor përmbajnë vaj. Vaji i cili përmban acide yndyrore omega-6 është i keqe për nyjet tuaja.
Ushqim i fërguar dhe i trajtuar me nxehtësi
Ushqimi i shpejtë është i tmerrshëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ushqime të fërguara, të nxehta ose të pasterizuara, si dhe ushqimi i gatuar në skarë
Kur gatuajmë ndonjë ushqim, nënprodukti toksik i quajtur glikocin i avancuar shkakton përgjigje autoimune ndaj trupit që rezulton me inflamacionin e nyjeve.
Disa perime
Specat djegës, patatet dhe domatet përmbajnë përbërës të quajtur solanin, i cili ka efekt negativ ndaj artritit.
Sheqeri
Çdo gjë që përmban fruktozë, glukozë ose saharozë shkakton inflamacion në nyje.
Karbohidratet e rafinuar
Drithërat e rafinuar çojnë në obezitet, pranadaj bëni kujdes.
Duhani
Duhani konsiderohet si një nga shkaktarët e artritit reumatoid.
Alkooli
Alkooli rrit rrezikun e prodhimit të acidit i cili çon në inflamacione të trupit.