
Sipas mendimit të specialistëve, nëse keni astmë në lehtësimin e simptomave do të ju ndihmojë shmangia e ekspozimit ndaj alergenëve. Në fakt, dy të tretat e pacientëve me astma, kanë gjithashtu edhe alergji.
Përndryshe, shumë njerëz nuk e kuptojnë se e njëjta gjë e cila shkakton ethet e polenit, mund të çojë në shfaqjen e simptomave të astmës.
Në qoftë se keni alergji dhe keni vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje, do të ishte mirë të kontrollonit në keni edhe astma.

Duhet të theksohet se astma alergjike është lloji më i shpeshtë i astmës. Tek ajo alergjia shkakton simptomat e astmës. Është vlerësuar se 80 për qind e fëmijëve me alergji gjithashtu vuajnë nga astma.
Gjithashtu, 75 për qind e pacientëve me astma të moshës 20 deri në 40 vjeç dhe 65 për qind e tyre janë të moshëa 55 vjeç e më lart, kanë një ose më shumë alergji.
Nuk duhet të harrohet se trajtimi efektiv i astmës alergjike, përveç terapisë me barna, përfshin edhe identifikimin dhe shmangien e alergenëve të cilët shkaktojnë simptomat e astmës, rekomandojnë nga “American College of Allergy, Asthma and Immunology.”