Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çdo 40 sekonda dikush në Shtetet e Bashkuara përjetojnë sulm në tru. Ekziston një ide e gabuar se sulmi ishemik kalimtar mund të shfaqet vetëm tek të rriturit.
“TIA (sulmi ishemik kalimtar) dhe sulmi në tru mund të prekë këdo. “Në vitin 2009, 34 për qind e personave të shtruar në spital për sulmin në tru ishin nën moshën 65 vjeç”, thotë neurologia Dr. Anita Mehta.
Sipas ekspertëve, këto janë shenja të një mini sulmi.
- Probleme me shikimin
Vështirësitë me shikimin në njërin ose të dy sytë mund të jenë shenjë e sulmit ishemik kalimtar. Humbja e përkohshme e shikimit mund të jetë shenjë e një sulmi kërcënues, të afërt, si dhe një sulmi që tashmë ka ndodhur dhe kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Komplikimet e shikimit të shkaktuara nga një goditje në tru varen nga vendi ku ka ndodhur goditja. Shumica e sulmeve prekin njërën anë të trurit. Nëse lobi i djathtë okupital dëmtohet, sfera e majtë vizuale në secilin sy mund të preket. Një goditje që përfshin lobin okupital të majtë mund të dëmtojë sferën e djathtë vizuale në secilin sy.
- Fytyrë e mpirë dhe e varur
Mpirja e lidhur me një mini-sulm zakonisht ndihet në njërën anë të trupit. Ju mund të përjetoni dobësi të muskujve, paralizë ose ndryshime në ndjesi, si dhe përshtypjen se fytyra juaj është e relaksuar.
- Marramendje
Furnizimi i zvogëluar me gjak në tru mund të shkaktojë marramendje dhe nuk duhet të injorohet kurrë.
TIA është ndërprerje e shkurtër e qarkullimit të gjakut në një pjesë të trurit, palcës kurrizore ose retinës që mund të shkaktojë simptoma të përkohshme të ngjashme me sulmin në tru, por nuk dëmton qelizat e trurit ose shkakton paaftësi të përhershme. TIA është shpesh shenjë paralajmëruese e hershme se një person është në rrezik për sulm në tru.
Një në tre persona që përjetojnë TIA gjithashtu përjetojnë sulm të mëvonshëm. Rreziku i sulmit në tru është veçanërisht i lartë brenda 48 orëve nga TIA. Simptomat zakonisht zgjasin vetëm disa minuta, por mund të ndihen deri në 24 orë.
- Vështirësi në të folur
Vështirësia në të folur ose të kuptuarit e të folurit mund të jetë shenjë e TIA. Neurologu Brett Cucciara thotë se “fytyra e mpirë, krahu i ngurtësuar ose fjalimi i paqartë janë të gjitha shenja të TIA ose sulmit në tru, ndërsa trajtimi i shpejtë është çelësi”.
- Dobësi
Përfundimisht, mund të përjetoni vështirësi në ecje, dobësi të muskujve, probleme të koordinimit ose dobësi në njërën anë të trupit.
Pasi të zbulohet shkaku themelor i TIA, mjekët mund të përcaktojnë strategjinë më të mirë për të parandaluar një sulm në të ardhmen. Në disa raste, trajtimi mund të përfshijë marrjen e medikamenteve që zvogëlojnë gjasat që kirurgjia mund të jetë e nevojshme për të hapur arteriet e bllokuara dhe për të hequr depozitat yndyrore.