Java botërore për ndërgjegjësimin e homeopatisë festohet çdo vit nga 10 deri më 16 prill. Organizuar nga “World Homeopathy Awareness Organisation”, ngjarja shtatë-ditore është festë e homeopatëve, por edhe e atyre që kanë dalë me homeopati. Data e fillimit të Javës Botërore – 10 prilli, u zgjodh për nder të ditëlindjes së Dr. Samuel Hahnemann, mjek gjerman i cili konsiderohet si babai i homeopatisë.
Homeopatia është sistem i mjekësisë alternative, e cila përdor doza të vogla dhe të holluara shumë të substancave natyrale për të aktivizuar aftësitë shëruese të trupit.
Gjatë Javës Botërore, mbahen ngjarje publike falas në mbarë botën, siç janë ligjeratat, intervistat, por edhe çmime të lira ose, edhe falas nëpër klinika. Informacione dhe dëshmi rreth përdorimit të homeopatisë, gjithashtu janë të shpërndara nëpër rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, si dhe në media të tjera.
Objektivat primare të Javës Botërore të Homeopatisë janë që të rritet ndërgjegjja publike për homeopatinë si dhe të përmisohet aksesi drejt këtij sistemi të mjekësisë alternative
“E ngjashmja shërohet me të ngjashmen”
Homeopatia mbështetet në parimin se “e ngjashmja shërohet me të ngjashmen”. Për shembull, nëse pacienti ka temperaturë të lartë, atij i jepet një mjet i cili tek një personi i shëndoshë do të nxis rritjen e temperaturës, ndërsa tek ky do ta ul atë. Që nga krijimi i saj, prej më shumë se dy shekujve më parë, homeopatia ka qenë subjekt mosmarrëveshjeje midis mjekëve dhe farmacistëve. Derisa njëra palë e lavdëron, të tjerët e vënë në pikëpyetje rezultatin e mjekimit.
Homeopatia është e pranuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në Rusi Shoqata Homeopatike është pjesë e Akademisë së Shkencave dhe rusët aq shumë besojnë në fuqinë e homeopatisë, sa nuk ka farmaci në të cilën nuk mund të pajisen me preparate homeopatike. Familja mbretërore britanike për më shumë se 100 vjet është trajtuar me homeopati.
Mjekimi homeopatik i përforcon forcat e mbrojtjes së organizmit të pacientit dhe në këtë mënyrë çon në shërim
10 sëmundjet që i mjekon homeopatia
Homeopati shëron më shumë se 200 sëmundje dhe çrregullime. Tek këto dhjetë sëmundje është jashtëzakonisht efektive.
- Sinusiti akut dhe kronik
- Gastrit dhe ulçerë
- Herpes
- Dhimbje të qafës dhe shpatullave
- Kushtet akute febrile
- Rritja e sekretimit vaginal
- Inflamacion kronik dhe akut i traktit urinar
- Ankthin
- Astma bronkiale
- Nevralgji të ndryshme