Shumë prindër besojnë se divorci do të shkaktojë dëm të pariparueshëm tek fëmijët e tyre. Disa prindër janë aq të shqetësuar për këtë saqë qëndrojnë në martesa të pakënaqura dhe madje abuzive për vite me radhë. Por çfarë thonë ekspertët? A është gjithmonë më mirë të qëndroni së bashku për hir të fëmijëve apo ndonjëherë divorci është akoma një alternativë më e mirë? Siç shpjegon psikologia Dona Matjus, në një këndvështrim të shkurtër, prindërit në disa raste duhet të qëndrojnë së bashku për hir të fëmijëve.
Hulumtimet tregojnë se fëmijët e prindërve të divorcuar përjetojnë ndjenja të tilla si zemërimi, ankthi, mosbesimi, frika, faji, dështimi në shkollë dhe problemet e sjelljes, problemet emocionale dhe disa sjellje të rrezikshme.
“Përkatësisht, fëmijët përparojnë më së miri në familje të sigurta me dy prindër që i duan dhe e duan njëri-tjetrin. “Ndarja e çdo lloji është jashtëzakonisht shqetësuese, stresuese dhe destabilizuese për çdo fëmijë, përveç nëse ka abuzim prindëror apo konflikt”, thotë Metjus.
Megjithatë, në planin afatgjatë, divorci mund të çojë në rezultate më të lumtura për fëmijët. Kur prindërit e tyre grinden, divorci mund të jetë një lehtësim për fëmijët.
Nëse ndryshimet në strukturën e familjes trajtohen mirë, fëmijët përjetojnë ndërprerje të përkohshme, por mund të arrijnë qëndrueshmëri dhe forcë afatgjatë, shpjegon psikologia për “Psychology Today”, duke shtuar se vetëm fëmijët e rritur në komunitete të qëndrueshme janë të aftë të bëjnë jetë të lumtur dhe produktive si të rritur.
Nëse është e mundur, duhet të përpiqeni që martesa juaj të jetë e suksesshme. Megjithatë, në asnjë rast mos qëndroni në një marrëdhënie ku nuk jeni të kënaqur vetëm për hir të fëmijëve tuaj, sepse kjo nuk është as e shëndetshme dhe as e këshillueshme.
Studime të shumta, tregojnë se fëmijët e prindërve të divorcuar përjetojnë ndjenja të tilla si zemërim, ankth, mosbesim, frikë, faj, dështim në shkollë dhe probleme të sjelljes, probleme emocionale dhe sjellje të caktuara të rrezikshme. Shumica e fëmijëve, prindërit e të cilëve divorcohen, përshtaten me situatën e re brenda një ose dy vjetësh dhe nuk shfaqin asnjë nga këto probleme të sjelljes psikologjike.
Në planin afatgjatë, divorci mund të çojë në rezultate më të lumtura për fëmijët. Kur prindërit e tyre grinden, divorci mund të jetë një lehtësim për fëmijët
Studimet e mëdha afatgjata tregojnë se megjithëse shumë fëmijë kanë probleme dhe pengesa afatshkurtra, shumica dërrmuese e tyre shërohen plotësisht pas një ose dy viteve. Në përgjithësi, edhe pas divorcit të prindërve, fëmijët bëhen më të përgjegjshëm, përshtaten më mirë për sa kohë që kanë të paktën një prind afër, i cili mbetet i përkushtuar për mirëqenien e tyre.
Edhe pse pësojnë dëme të pashmangshme menjëherë pas divorcit dhe ndonjëherë edhe gjatë gjithë jetës së tyre, fëmijët mund të përfitojnë duke parë sesi prindërit e tyre zgjedhin lumturinë, në vend që të jetojnë në një rreth jo të shëndetshëm dhe të palumtur, thekson psikologia.
Përktheu dhe përshtati:S.N