Nga kjo perime mund të shtoni peshë

Studim i zhvilluar në Harvard zbuloi se ushqimi i pasur me fruta dhe perime mund të rezultojë me humbje të paktë ose pothuajse aspak humbje peshe.

Jeni të frustruar nga zvogëlimi i ngadaltë i peshës, megjithëse rreptësisht u përmbaheni të gjitha stërvitjeve të lodhshme dhe ushqimit të shëndetshëm? Për fat të keq, ndoshta problemi është pikërisht tek ushqimi që hani. Pa marrë parasysh nëse është i shëndetshëm.

Një studim i zhvilluar në Harvard zbuloi se ushqimi i pasur me fruta dhe perime mund të rezultojë e humbje të paktë ose pothuajse aspak humbje të peshës. Pra, bashkëpunëtorët e këtij hulumtimi që konsumuan perime me një përqindje të lartë të niseshtës, madje e rriten peshën.

Një studim i zhvilluar mbi 133 000 të rritur në Shtetet e Bashkuara tregoi se, njerëzit që konsumonin misër çdo ditë shtuan nga një kilogram në vit, gjë që nuk ndodhte tek të anketuarit që konsumonin më pak misër dhe perime të tjera të pasura me niseshte.

Përveç misrit, efekt të ngjashëm në peshë kanë edhe patatet dhe bizelet.

Nga ana tjetër, ushqimet që kanë të bëjnë me humbjen e peshës janë boronicat, dredhëzat, mollat dhe dardhat.