Sëmundja e arterieve periferike zhvillohet ngadalë, duke i ngushtuar enët e gjakut për dekada, derisa furnizimi me lëndë ushqyese dhe oksigjen nuk bie mjaftueshëm për të shkaktuar ngërçe dhe dhimbje në këmbë.
Fillimisht, trupi mund të formojë enë më të vogla të gjakut rreth bllokimeve, të cilat do të përcjellin pak gjak. Por kur gjendja të përkeqësohet, gjatë ecjes së gjatë mund të çojë në ngërçe të forta në këmbë. Kur të ndaloni ecjen, nevoja për lëndë ushqyese dhe oksigjen zvogëlohet, ndërsa ngërçet ndalojnë.
Dhimbja nga ngarkesat fizike është shenjë klasike e dallueshme e sëmundjes arteriale periferike. Kur gjendja përkeqësohet, mund të rezultojë me plagë në këmbë që nuk shërohen, ndërsa këmbët ose gishtat e këmbëve fitojnë ngjyrë të erët.
Faktorët e rrezikut për sëmundjen e arterieve periferike përfshijnë moshën dhe gjininë. Meshkujt, si edhe të gjithë personat mbi moshën 65 vjeçare, kanë shumë të ngjarë të zhvillojnë këtë gjendje. Personat me sëmundje të zemrës gjithashtu janë në rrezik më të lartë. Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë pirjen e duhanit, tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë dhe diabetin e pakontrolluar.