Ngjirja e zërit me të vërtetë mund të jetë një problem i pakëndshëm, sidomos nëse për shkak të natyrës së punës suaj, duhet të flisni shumë ose të këndoni. Mos u dëshpëroni ka zgjidhje për këtë! Disa ilaçe të thjeshta natyrale mund t’ju vijnë në ndihmë nëse e keni humbur zërin.
Në rastet e problemeve të fytit, e rëndësishme është që të pini shumë lëngje – të paktën 1.5 litra në ditë.
Përdorni çaj sherbelje, çaj kamomili, mëllagën e bardhë, trumzën ose anasonin, mund ti përdorni për t’i pirë ose për të shpërlarë fytin. Këto çajra kanë efekte antiseptike dhe anti-inflamatore, gjë që ndihmojnë edhe nëse jeni të ngjirur si pasojë e një infeksioni respirator.
Mjalti gjithashtu e lehtëson ngjirjen e zërit, duke e dezinfektuar atë dhe në të njejtën kohë e lehtëson mukozën e irrituar të fytit. Në një filxhan ujë të zier shtoni një lugë mjaltë dhe me këtë përzierje bëni gargarë gjatë ditës.
Dhe në fund, ruani zërin tuaj – flisni sa më pak që të jetë e mundur, si dhe shmangni edhe pëshpëritjet. Megjithëse mund t’ju duket se në atë mënyrë e kurseni fytin, pëshpëritjet i sforcojnë kordat vokale dhe në këtë mënyrë vetëm e ngadalësoni shërimin.