Periudhën të cilën nuk mund ta shmangim është periudha e temperatuarve të larta, por ne mund të mbrohemi dhe t’i kushtojmë vëmendje nivelit të lëngjeve që konsumojmë. Pini rregullisht dhe mjaftueshëm lëngje, më së miri ujë.
Si rezultat i temperaturave të larta djersitemi më shumë dhe për këtë arsye humbim mjaft ujë dhe kripëra minerale, të cilat është e nevojshme të rimbursohen. Gjatë temperaturave të larta të ditës shmangni pijet alkoolike, si dhe konsumimin e pijeve të gazuara, kafenë dhe pijet tjera që përmbajnë kafeinë, të cilat nga ana tjetë veprojnë si diuretik.
Më e rëndësishmja është që të mos prisni të ndjehni të etur për ujë – dhe hani fruta dhe perime pasi që janë të pasura me ujë, si: tranguj, domate, sallatë jeshile, agrume, mollë, qershi, vishnje… Gjithashtu, hani ushqim në sasi të vogël dhe më shpesh, si dhe shmangni ushqimet e kripura dhe me shumë yndyrë.