Me ngritjen e temperaturave rritet nevoja për më shumë lëngje, por bëni kujdes jo të gjitha lëngjet!

Pini rregullisht dhe mjaftueshëm lëngje, më së miri ujë

Periudhën të cilën nuk mund ta shmangim është periudha e temperatuarve të larta, por ne mund të mbrohemi dhe t’i kushtojmë vëmendje nivelit të lëngjeve që konsumojmë. Pini rregullisht dhe mjaftueshëm lëngje, më së miri ujë.

Si rezultat i temperaturave të larta djersitemi më shumë dhe për këtë arsye humbim mjaft ujë dhe kripëra minerale, të cilat është e nevojshme të rimbursohen. Gjatë temperaturave të larta të ditës shmangni pijet alkoolike, si dhe konsumimin e pijeve të gazuara, kafenë dhe pijet tjera që përmbajnë kafeinë, të cilat nga ana tjetë veprojnë si diuretik.

Më e rëndësishmja është që të mos prisni të ndjehni të etur për ujë  dhe hani fruta dhe perime pasi që janë të pasura me ujë, si: tranguj, domate, sallatë jeshile, agrume, mollë, qershi, vishnje… Gjithashtu, hani ushqim në sasi të vogël dhe më shpesh, si dhe shmangni ushqimet e kripura dhe me shumë yndyrë.