Ngroheni shpirtin dhe trupin tuaj para gjumit: Supa shëruese

Kjo supë ushqyese dhe shëruese ka përfitime të shumta shëndetësore

Kjo supë është e pasur me minerale, në sajë të perimeve ushqyese, bimëve dhe erëzave, në një formë që trupi mund ta tret lehtë dhe ta shfrytëzojë. Është ushqyese, aq sa është edhe shëruese sepse përbërësit e kësaj reçete të thjeshtë sjellin një numër përfitimesh shëndetësore për shpirtin dhe trupin.

Karrotat ndihmojnë në zvogëlimin e tensionit të gjakut, relaksimin e muskujve dhe balancimin e funksioneve kognitive. Hudhra dhe qepa kanë veti të fuqishme antivirale dhe antibiotike dhe mund të ndihmojnë në heqjen e metaleve dhe parazitëve nga trupi.

Majdanozi dhe kërpudhat shiitake janë të pasura me hekur, e cila është thelbësore në parandalimin e anemisë, gjithashtu përmbajnë zinkun që është shumë i dobishëm për trajtimin e infeksioneve virale dhe forcimin e sistemit imunitar. Rrënja e xhenxhefilit dhe shafranit të Indisë ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë, gjithashtu është i dobishëm në ruajtjen e shkëlqim të flokëve dhe lëkurës së shëndetshme.

Kjo supë është e pasur me minerale, në sajë të perimeve ushqyese, bimëve dhe erëzave

PËRBËRËSIT E NEVOJSHME:

  • 4 karrota ose 1 patate e ëmbël, të prera në kube
  • 2 tufa selinoje, të grira imët
  • 2 qepë, të grira
  • 1 gotë majdonoz, i grirë imët
  • 1 gotë kërpudha shiitake
  • 2 domate, të grira
  • 1 hudhër (rreth 6-8 thelbinj), të grira imët
  • 1 copë rrënjë xhenxhefil i freskët
  • 1 copë rrënjë shafran Indie
  • 8 gota ujë
  • Speca djegës : sipas dëshirës

PËRGATITJA:

Vendosini të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe lërini të vlojnë. Zvogëloni zjarrin dhe lërini të zihen për rreth një orë.