Mungesa e vitaminës D është e lidhur me sëmundjen pulmonare intersticionale (ILD) dhe progresin e saj, tregoi studim i ri në të cilin morrën pjesë 6 302 persona. Sëmundja intersticionale e mushkërive është grup i sëmundjeve të mushkërive që ndikojnë në intersticium (indet dhe hapësira rreth qeseve ajrore të mushkërive).
Simptomat më të zakonshme respiratore, që tregojnë zhvillimin e sëmundjes intersticionale të mushkërive janë dispneja, kollitja joproduktive dhe hipoksia.
Faktorët që e rrisin rrezikun e sëmundjes intersticionale të mushkërive janë:
- Mosha – më së shpeshti shfaqet tek të rriturit;
- Ekspozimi ndaj toksinave;
- Histori e sëmundjes intersticionale ose sëmundjeve të tjera pulmonare në familje;
- Kimioterapia dhe radioterapia;
- Pirja e duhanit;
- Terapia me imunomodulant.
Siç u përmend edhe më parë, sëmundja intersticionale e mushkërive mund të shkaktohet nga ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme për një kohë të gjatë, siç është azbesti. Njëlloj edhe disa lloje të sëmundjeve autoimune, si artriti reumatoid, mund të shkaktojnë sëmundjet intersticionale pulmonare. Megjithatë, në disa raste, shkaktarët janë të panjohur.
Hulumtimet e ardhshme duhet të tregojnë nëse plotësimi i vitaminës D mund të parandalojë ose të ngadalësojë përparimin e sëmundjes intersticionale të mushkërive, shkruan “Journal of Nutrition”.