Deri më tani lipoproteina me dendësi të lartë (HDL), e njohur si kolesteroli “i mirë”, konsiderohej të jetë e mirë për shëndetin e zemrës, krahasuar me lipoproteinën me dendësi të ulët (LDL), e njohur si kolesteroli “i keq”, por rezultatet e një studimi të fundit kanë treguar se nivel shumë i lartë i HDL-së në fakt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e zemrës. Në fakt, është treguar se niveli i lartë i kolesterolit të mirë shoqërohet me rrezikun e lartë të sulmit në zemër dhe vdekjen tek pacientët që tashmë kanë patur probleme me zemrën.
Këto rezultate janë bazuar në rreth katër vjet monitorim të nivelit të kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës tek pothuajse 6 000 të anketuar.
Pacientët, nivelet e të cilëve ishin më të ulëta se 41 mg/dL ose më të larta se 60 mg/dL, ishin të ekspozuar ndaj një rrezik të lartë të sulmit në zemër dhe vdekjes së parakohshme. Në veçanti, pacientët me nivel HDL më të lartë se 60 mg/dL, tek të cilët rreziku i sulmit në zemër ose vdekja nga sëmundjet e zemrës ishte madje 50% më e lartë se tek pacientët te të cilët niveli i HDL arrinte midis 41 dhe 60 mg/dL.
Rreziku ndaj sulmit të zemrës dhe vdekjes nga sëmundjet e zemrës ishte më i theksuar tek gratë me kolesterol “të mirë”.
Përndryshe, prej më herët njihet se nivelet e larta të HDL-së në disa raste mund të kontribuojnë në ngushtimin e arterieve.
Pacientët me HDL kolesterol shumë të lartë, duhet të përpiqen të veprojnë ndaj rrezik faktorëve të tjerë modifikues të sëmundjeve të zemrës, siç është tensioni i lartë i gjakut, pirja e duhanit dhe obeziteti, në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, u theksua në takimin vjetor të Shoqatave Evropiane të Kardiologjisë, mbajtur kohëve të fundit në Mynih, Gjermani.
Kolesteroli përhapet në gjak i mbartur nga proteinat në plazma, duke ndërtuar një kompleks të quajtur lipoprotein. Ndryshe nga LDL, e cila mbart kolesterolin në enët e gjakut dhe prodhon shtresa ateromatoze të cilat shkaktojnë sëmundje të zemrës, HDL kriojn elasticitetin e enëve të gjakut, ndërsa mungesa e tij në trup i bën enët e gjakut të forta dhe joelastike.