
Një studim i ri i kryer në Universitetin e Oksfordit raporton se 34 përqind e pacientëve përjetojnë një gjë si simptomë – çrregullim neurologjik.
Një nga gjërat më të vështira që lidhen me sëmundjen COVID-19 është që problemet të mos zhduken pas 14 ditësh izolimi dhe trajtimi ose rikuperimi nga dita e infektimit me koronavirusin e ri.
COVID-19 afatgjatë sjell simptoma të tilla si lodhje, humbje të nuhatjes dhe shijes, gulçim dhe dhimbje muskulore, kanë treguar hulumtimet e mëparshme. Por sot studimi gjeti rezultate të reja dhe zbuloi se një e treta e atyre që kishin sëmundjen vazhdojnë të vuajnë nga një simptomë veçanërisht shqetësuese për muaj me radhë.
NJË E TRETA E PACIENTËVE U DIAGNOSTIFIKUAN ME ÇRREGULLIMIN NEUROLOGJIK OSE PSIKOLOGJIK
Rezultatet e studimit të botuara disa ditë më parë tregojnë faktin se 34 përqind e njerëzve që kishin COVID-19 përfundojnë me diagnozë ose të çrregullimit neurologjik ose të çrregullimit psiqik.
Studimi shqyrtoi atë që ndodhë gjashtë muaj pasi diagnostifikimit me “pozitiv SARS-CoV-2”, kështu që studimi do të duhet të vazhdojë për të zbuluar se çfarë qëndron pas kësaj gjendje.
“Kjo është një temë shumë e rëndësishme, sepse kishte dyshime se COVID-19 është gjithashtu një sëmundje e trurit, jo vetëm e sistemit të frymëmarrjes,” thekson Musa Sami, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Nottingham i cili nuk mori pjesë në studim.

Ai thekson se ka disa faktorë që mund të kontribuojnë në faktin se kaq shumë pacientë përjetojnë simptoma afatgjata, ndërsa mund të bëhet fjalë për stresin, qëndrimin në spital dhe karakteristikat e sëmundjes.
SPEKTRI I SIMPTOMAVE – NGA ANKTHI NË SULMIN E TRURIT
Diagnostikimet më të zakonshme neurologjike dhe psikologjike ishin ankthi në 17 përqind të njerëzve, si dhe ndryshimet e humorit në 14 përqind. Rreth 50 për qind e pacientëve përjetojnë sulm ishemik, i cili është mpiksje gjaku që prek trurin. Të zakonshme janë diagnozat si demenca, që shpie në përdorimin e substancave dhe pagjumësisë.
“Këto janë të dhëna nga shqyrtimi i një numri të madh të pacientëve, ndërsa konfirmojnë se këto janë çrregullime serioze që ndikojnë në sistemin nervor”, sqaron udhëheqësi i studimit Paul Harrison.