
“Një mollë në ditë e mban larg mjekun” – proverba shumë e njohur flet për pasurinë e materieve ushqyesve të pranishme te ky frut, për të cilat trupi ynë ka nevojë.
Por, a e dini se nuk është njësoj koha kur e hani mollën? Sipas Ayurveda, disa artikuj ushqimor duhet të hahen në kohë të caktuara të ditës. Hulumtimiet tregojnë se molla duhet të hahet në mëngjes.

Mollët janë të pasura me fibra dhe pektin i cili gjendet lëvozhgën e mollës
Prandaj është shumë e rëndësishme që molla të mos qërohet. Në fakt duhet të konsumohen fruta organik në mënyrë që të mos e hudhni pjesën më kualitative për shkak të pesticideve.
Një numër i madh i njerëzve kanë probleme me sistemin e tretjes dhe me gjumin, por gjithashtu edhe zakoni i të ngrënit vonë. Shmangni ngrënien gjatë mbrëmjes, ndërsa mollën hajeni në mëngjes. Të ngrënit mollë rregullisht do të ju ndihmojë që, jo vetëm të hiqni kilogramët e padëshiruar dhe të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme, por edhe në përmirësimin e tretjes dhe do të jetë i dobishëm për shëndetin tuaj në baza afatgjate.
Pektini ndihmon në mirëmbajtjen e mikroflorës së shëndetshme të zorrës së trashë, e cila gjithashtu e ndihmon në sistemin e tretjes. Gjithashtu, pektini i mollës i largon toksinat nga trupi dhe kështu zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit.