Megjithëse shumica e pacientëve me COVID-19 kanë simptoma të zakonshme si temperaturë e lartë dhe kollë, sipas një analize të 36 studimeve mbi koronavirusin e ri, të paktën 16 përqind e atyre të infektuarve me SARS-CoV-2 kanë vetëm simptoma gastrointestinale.
Simptomat gastrointestinale të COVID-19 ndryshojnë shumë dhe mund të përfshijnë: humbje të oreksit, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku.
Mendohet se mjekët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shenjave të inflamacionit të zorrëve dhe shpimit të zorrëve, pasi ato janë të rralla, por mund të tregojnë fazë të përparuar të sëmundjes.
Gjithashtu duhet theksuar se prania e këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht se pacienti ka COVID-19.