Kemi qenë dëshmitarë të situatave kur fëmija reagon me agresivitet ndaj veprimeve të bashkëmoshatarëve. Fëmijët shpërthejnë kur nuk dinë t’i shprehin ndjenjat e tyre. Për fat të mirë, ekziston një mënyrë efektive për të parandaluar fëmijën tuaj të godasë ose kafshojë fëmijët e tjerë.
Ekspertët e prindërimit shpjegojnë saktësisht se çfarë duhet të bëni kur shihni fëmijën tuaj duke goditur një fëmijë tjetër.
“Fëmija juaj kërkon vëmendje gjatë gjithë kohës. Kur zemrëroheni dhe reagoni shumë, ai nuk do ta kuptojë por do ta vërejë menjëherë atë, se veprimi i tij ju ka bërë juve të reagoni dhe ti kushtoni vëmendje dhe këtë gjë ai do ta bëjë serish”, theksojnë ata.
Ata ndajnë një plan prej katër hapave që duhet ti zbatoni kur fëmija juaj vepron dhunshëm ndaj bashkëmoshatarëve dhe fëmijëve të tjerë.
“Rrini të qetë. Më pas kujtojini fëmijës se është në rregull të ndihet i zemëruar ose i trishtuar. Së treti, mbani kufijtë dhe tregoni fëmijës se goditja nuk është në rregull. “Në fund, prisni që fëmija të qetësohet dhe më pas mësoni se si të përballet me situata të tilla. Për shembull, ndihmoni fëmijën të marrë frymë thellë në vend që të godasë dikë”, shpjegojnë ata.
Ekspertët e prindërimit përfundimisht e përshkruajnë qetësimin si një aftësi përballuese që do ta bëjë fëmijën tuaj të ndalojë së godituri të tjerët.