Ndjenja e mungesës së ajrit është dukuri e zakonshme dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht se është e nevojshme të shkoni te mjeku, por në rastet kur ndodh papritur ose pa ndonjë simptomë tjetër shoqëruese, mund të krijojë njëfarë frike tek njerëzit.
Ka shumë shkaqe të mundshme të gulçimit, ndërsa disa nga shkaqet janë krejtësisht të padëmshme, të tjerët mund të jenë shenjë e një sëmundjeje të rëndë dhe si të tilla kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.
Siç shpjegojnë mjekët, ndjenja e gulçimit, frymëmarrje e vështirë ose e shpejtë dhe fenomene të ngjashme janë krejtësisht normale kur një person përjeton një përpjekje të rëndë fizike, stres ose emocione të mëdhaja.
Kur dihet shkaku i gulçimit, nuk ka arsye për të shkuar te mjeku, sepse atëherë është nevoja më normale e shtuar e trupit për oksigjen.
Megjithatë, nëse gulçimi shfaqet në gjendje të qetë dhe shoqërohet me disa simptoma të tjera të pakëndshme si shtrëngimi në gjoks ose pamundësia për të marrë frymë thellë, situata nuk është më aq e padëmshme.
Frymëmarrja e vështirësuar ose dispnea ndodh shpesh te pacientët me sëmundje zemre, njerëzit që kanë nivele të ulëta hekuri ose janë anemikë, individët që përjetojnë ankth, duhanpirësit, njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes dhe njerëzit që kanë probleme me peshën e tepërt.
Mjekët paralajmërojnë se çdo rast në të cilin gulçimi nuk largohet vetvetiu brenda pak ditësh mund të jetë potencialisht i rrezikshëm dhe të kërkojë ekzaminim profesional për të përcaktuar shkakun e vërtetë.
Ka edhe situata kur ndërhyrja është e nevojshme
Por ka edhe situata në të cilat duhet reaguar sa më shpejt sepse mund të ndodhin pasoja të rënda. Një prej tyre është embolia pulmonare, në të cilën arteriet pulmonare janë të bllokuara për shkak të trombociteve, pra mpiksjeve që vijnë nga pjesët periferike të trupit.
Karakterizohet nga një frekuencë e shtuar e frymëmarrjes dhe vështirësi në frymëmarrje ndërsa kjo gjendje kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor. Shpesh, paralajmërojnë mjekët, shfaqet me simptoma të kollës, temperaturë të lartë dhe cianozë.
Nuk duhet anashkaluar as sulmi në zemër, në të cilin shfaqet gulçimi për shkak të zvogëlimit ose pengimit të qarkullimit të gjakut në zemër, ndër të tjera simptomë është edhe gulçimi.