NJË VALË E RE SHKATËRTUESE E KOVID ËSHTË NË PRAG: Të gjithë po paralajmërojnë për një simptomë

Ekspertët kanë paralajmëruar se duhet pasur kujdes pasi vala e re e sëmundjes mund të jetë potencialisht shkatërruese!

Ajo që i ka shqetësuar ekspertët në Britaninë e Madhe është fakti se ka një rritje të numrit të pacientëve dhe atë prej 14 për qind në vetëm një javë dhe duket se të gjithë po anashkalojnë faktin që vala e re e vjeshtës së virusit është në prag.

Vetëm dy javë më parë, rreth 1.1 milion njerëz në Britani rezultuan pozitivë me virus, ndërsa javën e kaluar rreth 927,000 njerëz. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë valë, por ekspertët besojnë se problemi qëndron edhe në ndjekjen e udhëzimeve për simptomat dhe aktualisht e kanë gabim. Kjo do të thotë që një person mund të përhapë virusin sepse mendon se është thjesht një ftohje.

CILA SIMPTOMË E ZBULON SËMUNDJEN?

“Udhëzimet për simptomat janë të gabuara, por shumëkush ende i ndjekin ato verbërisht,” thotë Prof. Tim Spector, i cili shton se aktualisht, COVID-19 fillimisht shfaqet me të njëjtën simptomë në një të tretën e njerëzve, që është dhimbje fyti. Temperatura dhe humbja e shijes janë shumë të rralla për momentin, kështu që shumë njerëz mendojnë se nuk janë të sëmurë, por thjesht janë ftohur dhe nuk do të testohen.

Prof. Spector shton se duhet të jemi të vetëdijshëm se vala e re është tashmë këtu dhe variantet e omicron po bëhen shumë pushtuese për sistemin imunitar dhe mund të shkaktojnë probleme të mëdha këtë dimër.

Virologu, Prof. Dr. Lawrence Young pajtohet: “Ne po zbulojmë se si virusi evoluon dhe ‘luan’ rreth imunitetit të fituar nëpërmjet vaksinimit dhe çdo infeksioni që personi mund të ketë pasur”. Shqetësim i madh është se ne po shohim që këto variante të reja shkaktojnë një numër pak më të lartë të infeksioneve. Edhe pse mund ta kishim pritur këtë, kjo vetëm tregon se ne akoma nuk ja kemi dalë dhe se duhet të jemi të kujdesshëm”.

Ekspertët pohojnë se për shkak të testeve të shpejta, të gjithë kemi harruar se variantet e virusit mund të zbulohen vetëm me teste PCR dhe tani ato bëhen shumë më pak se vitin e kaluar.

“Njerëzit do të kenë infeksione të ndryshme gjatë dimrit, por nuk do të dinë se për çfarë bëhet fjalë, sepse testet falas nuk janë të mundshme, kështu që do të ketë probleme. Një arsye tjetër është presioni ekonomik, kështu që nëse një person ndihet keq, nuk do të marrë ditë pushimi. Bëhet fjalë për mundësinë e krijimit të një stuhie të përsosur,” shton ai.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, dy ditë më parë janë sëmurë 36 persona, numri i përgjithshëm i rasteve të reja para fundjavës ishte 56. Nga këto infeksione të reja janë regjistruar 9 ri-infeksione. Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, janë 432 raste aktive me COVID-19 në vend.