Edhe të moshuarit kanë aftësinë për të krijuar qeliza të reja në tru

Hhulumtimet e ardhshme duhet të përcaktojnë se cilët faktorë mund të ndihmojnë në nxitjen e prodhimit më të madh të neuroneve ose një lidhshmëri më të mirë midis neuroneve tek të moshuarit

Përkundër besimit të kalitur tek populli, duket se truri i personave të moshuar ende mund të gjenerojë qeliza të reja në hipokampus, pjesë e trurit, përgjegjëse për kujtesën dhe ndjenjat, tregoni hulumtimi i kryer nga shkencëtarët amerikanë të Universitetit Columbia në New York. Domethënë, të moshuarit kanë të njëjtin kapacitet për krijimin e qelizave të reja, njejtë si të rinjtë.

Megjithatë, hipokampusi zvogëlohet tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimer-it.

Gjithashtu është vërejtur se tek të moshuarit, proçesi i rritjes së enëve të gjakut (angiogjeneza) në tru është më pak i theksuar.

Hipokampusi zvogëlohet tek njerëzit me sëmundjen e Alzheimer-it

Shkencëtarët rikujtojnë se, shprehitë e jetës që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës gjithashtu ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të trurit, duke përfshirë mos pirjen e duhanit, ruajtjen e peshës trupore të shëndetshme dhe tensionin e gjakut, të ushqyerit e shëndetshëm dhe stërvitjen.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, hulumtimet e ardhshme duhet të përcaktojnë se cilët faktorë mund të ndihmojnë në nxitjen e prodhimit më të madh të neuroneve ose një lidhshmëri më të mirë midis neuroneve tek të moshuarit, botuar në revistën shkencore “Cell Stem Cell”, e cila fokusohet në hulumtimin e qelizave staminale.