Shkencëtarët prej kohësh po përpiqen të gjejnë një lidhje midis depresionit dhe gjuhës, por sot ekzistojnë shumë mënyra që e bëjnë këtë të thjeshtë. Një studim i botuar në Clinical Psychological Science tregoi se ekzistojnë disa fjalë të cilat mund të tregojnë nëse një person vuan nga depresioni.
Deri më tani, të një ndihme të madhe kanë qenë esetë dhe ditarët e personave me depresion, madje edhe ato të këngëtarit Kurt Cobain. Megjithatë, për të folurit, janë përdorur imazhe nga fjalimi natyror i individëve. Kur studiuan gjithçka, shkencëtarët arritën në përfundim se ekziston një dallim i dukshëm midis atyre që kanë depresion dhe atyre që nuk kanë.
Gjuha mund të ndahet në dy kategori: përmbajtja dhe stili. Përmbajtja është ajo që duam të shprehim, domethënë ndonjë temë. Nuk është për t’u habitur që individët me depresion përdorin shumë mbiemra negativë si “të vetmuar”, “të trishtuar”…
Të fokusuar në veten e tyre
Tjetër gjë nga çka u befasuan shkencëtarët, ishte përdorimi i përemrit UNË, të cilën njerëzit me depresion e përdorin shumë më tepër sesa ato në vetën e dytë ose të tretë. Individët me depresion janë më të përqendruar në veten e tyre. Në fakt, këto fjalë më shumë tregojnë për depresion, se sa mbiemra negativë.
Shkencëtarët duke analizuar përmbajtjen e forumeve online me temë të depresionit dhe ankthit, kanë arritur në përfundim se tek ato shpesh përdoren “fjalët absolute”, domethënë si ato me kuptimin më ekstrem si “gjithmonë”, “kurrë” dhe “plotësisht”. Kjo mënyrë e të shprehurit shfaqet në 50 për qind të rasteve në forume të tilla, ndërsa në 80 për qind të atyre rasteve që e idealizojnë vetëvrasjen.