Njerëzit me mbipeshë kanë rrezik më të lartë vdekshmërie nga COVID-19, ndërsa vaksina nuk është aq efektive

Obeziteti ose mbipesha rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundja COVID-19.

Kjo sëmundje është e paparashikueshme, ndërsa kur bie në kontakt me virusin, nuk e dini nëse keni simptoma serioze apo vetëm të lehta. Njerëz të moshave të ndryshme, por edhe me shëndet të mirë, fatkeqësisht vdiqën nga kjo sëmundje. Edhe pse njerëzit e moshuar janë në rrezik më të madh, ekspertët pajtohen me faktin se vetëm një gjë që është plotësisht nën kontrollin tuaj mund të rrisë rrezikun e vdekjes. Në fjalë është mbipesha.

NJERËZIT ME MBIPESHË KANË DY HERE MË SHUMË GJASA SE DO TË VDESIN NGA COVID-19 

“Obeziteti zvogëlon kapacitetin e mushkërive dhe kështu lidhet me sistemin imunitar më të dobët. Njerëzit të cilët janë diagnostikuar me COVID-19 dhe janë mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe 74 përqind kanë shanse më të larta për të përfunduar në kujdesin intensiv, si dhe 48 përqind shanse më të larta të vdekjes”, theksohet në studimin e zhvilluar në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Sipas studimit, shkencëtarët thonë se njerëzit që janë mbipeshë kanë dy herë më shumë gjasa të pranohen në kujdesin intensiv dhe katër herë më shumë të ngjarë të vdesin nga sëmundja.

OBEZITETI MUND TË UL EFEKTIVITETIN E VAKSINËS 

Rezultatet pas analizimit të 75 studimeve tregojnë se mbipesha shoqërohet me një rritje prej 48 përqind të rrezikut të vdekjes, 113 përqind shanse më të larta për shtrim në spital dhe 74 përqind rrezik më të lartë për t’u shtruar në njësin e kujdesit intensiv. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mbipesha mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës COVID-19, pasi dihet që e bën këtë kur bëhet fjalë për vaksinat e tjera. Mbipesha rrit gjithashtu mundësinë e infektimit me 31, 33 dhe 57 përqind.

PSE PERSONAT OBEZ BËJNË PJESË NË GRUPIN ME RREZIK TË LARTË?

Është treguar se obeziteti rrit shanset e zhvillimit të proceseve inflamatore dhe imunitetit të zvogëluar, të cilët janë faktorë që lidhen me sëmundje të ndryshme dhe shkallë më të lartë të vdekshmërisë kur bëhet fjalë, për pneumoninë. Përveç kësaj, ata kishin më shumë të ngjarë të zhvillonin gjendje të tjera që shoqërohen me formën e rëndë të COVID-19.

“Megjithëse nuk ka ndonjë arsye të qartë pse ndodhin forma më të rënda të sëmundjes, pacientët me mbipeshë janë veçanërisht të ndjeshëm”, tha Dr. Anna Mostagim, autore e studimit. Ajo shton se ata mund të kenë faktorë rreziku si diabeti ose hipertensioni dhe se sheqeri i lartë në gjak dhe diabeti lidhen me nivele më të larta të vdekshmërisë nga koronavirusët. Përveç kësaj, ekziston një përbërës fizik – kur fytyra është e trashë, sasi të mëdha yndyre të depozituara në zonën e gjoksit shtojnë presion në gjoks, që do të thotë se frymëmarrja është e vështirë, edhe nëse ato janë të shëndetshëm.