NJIHNI NË KOHË: 10 simptoma që mund të zbulojnë sëmundjet e mëlçisë

Mëlçia luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit.

Mëlçia është jashtëzakonisht e rëndësishme për tretjen e ushqimit dhe pastrimin e trupit nga toksinat. Sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të trashëguara dhe gjithashtu shkaktohen nga faktorë të ndryshëm si: përdorimi i tepërt i alkoolit, mbipesha, diabeti, seksi i pambrojtur ose ekspozimi ndaj kimikateve dhe toksinave.

Nëse problemet nuk trajtohen, ato mund të çojnë në dëmtime serioze të mëlçisë dhe madje edhe në dështim të mëlçisë, gjë që është një gjendje kërcënuese për jetën. Diagnoza e hershme dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojnë mëlçinë të rikuperohet dhe të parandalojë probleme serioze.

SIMPTOMAT E SËMUNDJEVE TË MELÇISË

Sëmundjet e mëlçisë jo gjithmonë shfaqin simptoma dhe shenja që do të zbuloheshin, por nëse shfaqen, ato përfshijnë:

  • Dhimbje stomaku
  • Ënjtje e këmbëve dhe kyçeve
  • Kruajtja e lëkurës
  • Ngjyra e errët e urinës
  • Jashtqitja me ngjyrë të hapur
  • Lodhje kronike
  • Nauze dhe të vjella
  • Humbja e oreksit
  • Shfaqje e shpeshtë e plagëve dhe mavijosjeve
  • Ngjyra e verdhë e lëkurës dhe e të bardhës së syve

KUR TË SHKONI TE MJEKU?

Lini një takim me një mjek nëse keni simptoma të shpeshta që nuk largohen dhe ju shqetësojnë. Nëse dhimbja e stomakut është e fortë dhe nuk mund ta lehtësoni, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.

SI TË MBROJMË SHËNDETIN E MËLÇISË?

  • Mbani një peshë të shëndetshme trupore
  • Hani shendetshem
  • Ushtroni
  • Shmangni toksinat
  • Alkooli në moderim
  • Mos i ndani sendet e higjienës personale me të tjerët
  • Praktikoni seksin e sigurt
  • Lani duart
  • Përdorni barnat siç ju këshillon mjeku
  • Vaksinohuni

Pa funksionin e duhur të mëlçisë, do të grumbullohen toksinat në trup dhe do të jenë të dëmshme për shëndetin tonë. Shmangni sëmundjet e mëlçisë duke u kujdesur për ushqimin cilësor, hidratimin dhe aktivitetin e rregullt fizik.