Jodi është element mjaft thelbësor për shumë funksione jetësore pasi merr pjesë në prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide.
Jodi është i rëndësishëm si për sistemin imunitar, ashtu edhe për shtatzëninë. Disa studime kanë treguar se sasia e mjaftueshme e jodit në shtatëzani është e rëndësishme për koeficientin e intelegjencës së fëmijës. Jodi ka efekt antibakterial, antiviral dhe antifungal, kështu që përdoret si antiseptik dhe dezinfektues.
Fatkeqësisht, një të tretës së popullsisë së botës i kanoset rreziku i mungesës së jodit, ndërsa grupet më të rrezikuara janë:
- Gratë shtatzëna
- Ata që jetojnë në vendet ku kripa përmban shumë pak jod
- Personat që nuk hanë kripë
- Vegjetariantë dhe veganët
Gusha ose zmadhimi i gjëndrës tiroide është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së jodit dhe i atribuohet sasisë të pamjaftueshëm të jodit në ushqim. Mungesa me kalimin e kohës mund të çojë në hipotiroidizëm (ulje të sekretimit të hormonit të tiroides), por edhe hipertiroidizëm (aktivitet i tepruar i gjëndrës tiroide). Mungesa e këtij minerali mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme, por nganjëherë edhe simptoma serioze.
Simptomat e mungesës së jodit
Ënjta e qafës: ënjtja e pjesës së përparme të qafës është simptomë e zakonshme e mungesës së jodit.
Shtimi në peshë: Mungesa e jodit e ngadalëson metabolizmin dhe e stimulon trupin që ta shndërrojë ushqimin në ind dhjamor, në vend që ta harxhojë atë në energji. Kjo mund të çojë në shtim të peshës.
Lodhja dhe dobësia: Këto janë simptoma që mund të tregojnë për jod të pamjaftueshëm në trup, të cilit i mungon minerali për energji.
Rënia e flokëve: Hormonet ndihmojnë rritjen e flokëve, ndërsa mungesa e jodit mund të ngadalësojë rigjenerimin e folikulave.
Lëkura e thatë: Jodi gjithashtu merr pjesë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, kështu që mungesa e tij mund të çojë në probleme të lëkurës.