Njihni simptomat që tregojnë mungesë të jodit në organizëm

Jodi është i rëndësishëm si për sistemin imunitar, ashtu edhe për shtatzëninë. Disa studime kanë treguar se sasia e mjaftueshme e jodit në shtatëzani është e rëndësishme për koeficientin e intelegjencës së fëmijës.

Jodi është element mjaft thelbësor për shumë funksione jetësore pasi merr pjesë në prodhimin e hormoneve të gjëndrës tiroide.

Jodi është i rëndësishëm si për sistemin imunitar, ashtu edhe për shtatzëninë. Disa studime kanë treguar se sasia e mjaftueshme e jodit në shtatëzani është e rëndësishme për koeficientin e intelegjencës së fëmijës. Jodi ka efekt antibakterial, antiviral dhe antifungal, kështu që përdoret si antiseptik dhe dezinfektues.

Fatkeqësisht, një të tretës së popullsisë së botës i kanoset rreziku i mungesës së jodit, ndërsa grupet më të rrezikuara janë:

  • Gratë shtatzëna
  • Ata që jetojnë në vendet ku kripa përmban shumë pak jod
  • Personat që nuk hanë kripë
  • Vegjetariantë dhe veganët

Gusha ose zmadhimi i gjëndrës tiroide është një nga simptomat më të zakonshme të mungesës së jodit dhe i atribuohet sasisë të pamjaftueshëm të jodit në ushqim. Mungesa me kalimin e kohës mund të çojë në hipotiroidizëm (ulje të sekretimit të hormonit të tiroides), por edhe hipertiroidizëm (aktivitet i tepruar i gjëndrës tiroide). Mungesa e këtij minerali mund të shkaktojë simptoma të pakëndshme, por nganjëherë edhe simptoma  serioze.

Simptomat e mungesës së jodit

Ënjta e qafës: ënjtja e pjesës së përparme të qafës është simptomë e zakonshme e mungesës së jodit.

Shtimi në peshë: Mungesa e jodit e ngadalëson metabolizmin dhe e stimulon trupin që ta shndërrojë ushqimin në ind dhjamor, në vend që ta harxhojë atë në energji. Kjo mund të çojë në shtim të peshës.

Lodhja dhe dobësia: Këto janë simptoma që mund të tregojnë për jod të pamjaftueshëm në trup, të cilit i mungon minerali për energji.

Rënia e flokëve: Hormonet ndihmojnë rritjen e flokëve, ndërsa mungesa e jodit mund të ngadalësojë rigjenerimin e folikulave.

Lëkura e thatë: Jodi gjithashtu merr pjesë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, kështu që mungesa e tij mund të çojë në probleme të lëkurës.