NJOHURITË E FUNDIT: Personat e vaksinuar kundër COVID-19 nuk e transmetojnë infeksionin dhe nuk duhet të testohen

"Sipas gjetjeve të fundit, rreziku i transmetimit të koronavirusit të ri tek personat që janë vaksinuar, jo më vonë se ditën e 15-të pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, është më i ulët sesa tek personat me test negativ të koronavirusit", thuhet në raportin e insitutit epidemiologjik.

Instituti gjerman i epidemiologjisë, Robert Koch, theksoi se personat që morën vaksinën kundër COVID-19, nuk kishin asnjë rrezik që të transmetonin infeksionin.

“Kushdo që është vaksinuar plotësisht duhet të trajtohet në të ardhmen si persona me test të ri negativ të koronavirusit”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spann për gazetën Bild. Spann citoi në raportin e Institutit Shtetëror Epidemiologjik Robert Koch, i cili zbuloi se njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht kishin më pak të ngjarë të transmetonin koronavirusin sesa ata që ishin testuar negativisht.

“Sipas gjetjeve të fundit, rreziku i transmetimit të koronavirusit të ri tek personat që janë vaksinuar, jo më vonë se ditën e 15-të pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, është më i ulët sesa tek personat me test negativ të koronavirusit”, thuhet në raportin e insitutit epidemiologjik.

Sipas ekspertëve vendas, personat që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës duhet të përjashtohen nga testet e detyrueshme dhe karantina.