NUK E KENI KALUAR KURRË COVID-19? Ja çfarë thonë mjekët, sa janë shanset për t’u infektuar në të ardhmen

Nëse keni qenë në mesin e atyre që nuk e kanë kaluar kurrë COVID-19, mund të pyesni se cilat janë shanset që të vazhdoni të mbeteni të sigurt?

Nëse filloni të jetoni “normalisht”, hiqni maskat, shkoni në restorante, për shopin ose kinema – cilat janë shanset që edhe më tej të vazhdoni të shmangni me sukses COVID-19?

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve vlerëson se rreth 43 për qind e popullsisë amerikane, ose 140 milionë njerëz, janë infektuar me COVID-19, ndërsa rreth 60 për qind e popullsisë nuk e ka pasur kurrë këtë sëmundje. Ekspertët besojnë se nuk do ta shpëtojmë kaq lehtë këtë virus, të paktën në të ardhmen e afërt, por kjo nuk do të thotë se duhet të infektoheni.

“Nga këndvështrimi im, nuk është e pashmangshme që ju të infektoheni, por për shembull në vendet ku shkalla e infektimit është e ulët, shumë njerëz që nuk kanë pasur COVID-19 as nuk do infektohen, sepse nuk do të ekspozohen ndaj virusit”, shpjegon Dr. Bob Vocher.

Ata që janë vaksinuar kanë ende mbrojtje kundër një forme më të rëndë të sëmundjes, shton Dr. Peter Chin-Hong, infektolog, dhe shton se nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të sëmureni edhe pse virusi është ende i pranishëm.

“A mund të infektohemi?” Është e mundur. “Le të kujtojmë se virusi është ende i pranishëm dhe se ai shkakton vuajtje për shumë njerëz, ndërsa rreth 2000 raste vdekjesh në Amerikë çdo javë nuk janë një ‘shëtitje në park’,” shtoi ai. Megjithatë, ai pajtohet se me pak kujdes, ne mund t’i shmangim lehtësisht sëmundjet duke shijuar jetën. Mjeku thotë se darkon në restorante ose pi kafe në kafene, është shumë i kujdesshëm për të shmangur sjelljet e rrezikshme, ndaj shmang gjithmonë vendet ku ka numër të madh njerëzish.

“Është një ekuilibër i mirë midis frikës dhe ankthit dhe dëshirës që të gjithë të kthehen në normalitet”, tha Dr. Vocher.

Dr. Abrar Karan, infektolog, shton se lehtësimi i masave nuk do të thotë se do të vuani nga infeksioni.

Ai shton se personat që janë në rrezik ose kanë pasur sëmundje autoimune, megjithatë duhet të jenë pak më të kujdesshëm dhe të përpiqen të shmangin infeksionin në të gjitha mënyrat, duke mbajtur maskë dhe duke shmangur vendet me numër të madh të njerëzve në një hapësirë ​​më të vogël.

Ekspertët thonë se ka përfitime shtesë nëse arrini të shmangni infeksionin, edhe nëse ndodh që ta “merrni” infeksionin më vonë. Sa më gjatë të zgjasë pandemia, aq më shumë dihet për virusin, që do të thotë se do të ketë trajtime më të mira.

“Vonesa e infeksionit nuk është me të vërtetë një moment i çmuar. Kush e di se çfarë do të ndodhë pas pesë muajsh, a do të kemi më shumë për t’u ofruar pacientëve?”

Ndërsa nuk ka garanci në këtë pandemi, ekspertët besojnë se gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të gjejnë mënyra për t’u kthyer në jetën normale dhe të qëndrojnë fleksibël derisa virusi akoma po qarkullon. “Ka një ekuilibër edhe për grupet më vulnerabël, duhet të përfshihemi në jetë dhe të mos jemi të vetmuar, por duhet të jemi edhe të përgjegjshëm në shumë nivele”, përfundoi ai.