Njëherë ishte e vështirë të imagjinohej, e lëre të ketë lidhsmëri midis një dentisti dhe mjeku të përgjithshëm. Ato janë kohët kur, këto dy fusha janë parë individualisht dhe as që na ka shkuar ndër mend lidhshmëria ndërmjet shëndetit oral dhe atij të përgjithshëm. Sot, situata është ndryshme dhe lidhshmëria e përmendur më parë është vërtetuar.
Tani është vërtetuar se një dhëmb i prishur ose më shumë, ndikon në organet e brendshme dhe mund të çojë në një gjendje të rënduar, e cila më vonë nuk është aq e lehtë për t’u kuruar. Është vërtetuar se dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë sëmundje serioze.
Domethënë, dhëmbët e prishur mund të çojnë në aterosklerozë, sëmundje të mushkërive dhe sëmundje të zemrës. Ajo çka është tronditëse dhe që është e habitshme për shumë njerëz, është se infeksionet që shfaqen në zgavrën me gojës lidhen me goditjen në tru dhe infarktin.
Bakteret që shkaktojnë infeksione në zgavrën e gojës janë një nga shkaktarët e diabetit dhe lindjes së parakohshme. Gjithashtu, është vërtetuar lidhja midis dhëmbëve të prishur dhe sëmundjeve jo vetëm të mitrës, por edhe të vezoreve, si dhe infeksioneve respiratore.
Gingivitis ose inflamacioni i mishrave të dhëmbëve nuk paraqet rrezik nëse bëhet fjalë për diagnozë të çastit, e cila pas trajtimit nuk kthehet më. Problem është gjendja kronike, prandaj ekziston rreziku se mund të ndikojë edhe në organe tjera.
Inflamacionet kronike janë si një plagë e hapur që vazhdimisht gjakoset dhe në këtë mënyrë lejon përhapjen e baktereve të shumta. Kjo është plagë që nuk dhemb, por ndonjëherë vetëm gjakoset, por nëse nuk zgjidhet menjëherë në të ardhmen mund të jetë një problem më i madh.
Bakteret ngadalë hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë qëndrojnë në vende të ndryshme të trupit, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Vetëm një dhëmb i prishur është i mjaftueshëm që të prek organet e tjera dhe të shkaktojë një problem edhe më të madh, të cilin më vonë mund ta shërojnë vetëm specialistët.
Kjo është arsyeja pse ekzaminimet e rregullta dentare janë të rëndësishme.