Asgjë nuk shqetëson më shumë se sa fakti kur vëreni gjak në të mbrendshmet, megjithëse nuk jeni në periudhën e ciklit menstrual. Për fat të keq, pa vizitën tek gjinekologu, nuk mund të dini nëse cikli është çrregulluar ose diçka tjetër po ndodh. Nëse vëreni gjakderdhje të parregullta, shkak për këtë mund të jetë ndonjë nga këto tetë gjendje ose probleme shëndetësore.
Jeni shtatëzënë
Rreth 20% e grave kanë hemoragji të lehtë gjatë 12 javëve të para të shtatzënisë. Nëse shfaqet hemoragjia jo e rregullt, ndërsa ju jeni në periudhën riprodhuese, mjekët me siguri duan të përjashtojnë mundësinë se foshnja është rrugës. Hemoragjia atëherë është më e dobët krahasuar me menstruacionet e zakonshme.
Përdorni barna
Nëse merni barna kundër mpiksjes së gjakut, mund të ndodh që menstruacionet të jenë me bollëk dhe të gjata. Edhe shtojcat, si ginko biloba, mund të hollojnë gjakun dhe të ndikojnë në fillimin e gjakderdhjes. Tabletat që përmbajnë estrogjen dhe progestin ndryshojnë nivelin e hormoneve dhe mund të jenë shkak i gjakderdhjes jashtë ciklit. Nëse kohëve të fundit keni filluar të përdorni ndonjë ilaç dhe keni vërejtur simptomat, atëherë duhet t’i tregoni mjekut.
Diçka ndodh me gjëndrën tiroide
Gjëndra tiroide mund të ketë ndikimi në gjakderdhjen vaginale. Nëse vini re njolla gjaku, mjeku me siguri do t’ju pyesë se si po ju funksionon gjëndra tiroide. Gjëndra tiroide joaktive mund të ndikojë në hipofizë, e cila ka një varg influencash hormonale, por në disa raste mund të ndodhë edhe gjakderdhja.
Sëmundje seksualisht të transmetueshme
Keni ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, por ndoshta nuk e dini. Shpesh shfaqen pa asnjë simptomë. Mirëpo nëse vëreni gjakderdhje, sidomos pas mardhënieve, ndoshta bëhet fjalë për klamidinë ose gonorrean. Trikomoniaza dhe HPV janë gjendje që mund të shkaktojnë inflamacion të qafës së mitrës, ndërsa kur qafa e mitrës është e inflamuar, vjen deri te gjakderdhja.
Keni spirale
Spiralja, sidomos ato prej bakri, mund të çojë në gjakderdhje në rreth 25% të grave. Gratë thonë se cikli atëherë është më i bollshëm dhe zgjat më shumë.
Marrëdhënie seksuale të vrazhda
Gjaku mund të shfaqet edhe si pasojë e mardhënieve seksuale të vrazhda. Rezultati i një marrëdhënieje të ashpër mund të jetë dëmtim i vetë hapja e vaginës. Nëse nuk është shumë e dhimbshme dhe e dini arsyen e gjakderdhjes, kjo gjë do të shërohet vetë dhe nuk është e nevojshme që të vizitoni mjekun.
Sindromi ovarian policistik
Ovaret policistike do të thonë se ju keni tepricë androgjeni, hormon mashkullor. Ky mund të jetë shkaku i gjakderdhjes ndërciklike. Testosteroni e pengon estrogjenin që të veproj siç duhet. Simptomat janë – cikël i gjatë dhe i vështirë, periudhë e gjatë midis ciklit dhe shmangie të plotë të ciklit.
Kancer
Kjo është arsyeja pse gjakderdhja midis cikleve duhet të merret seriozisht. Jo aq shpesh, shkak i gjakderdhjes është kanceri, dhe ky është skenari më i keq. Gjakderdhja mund të ndodhë për shkak të ndonjë gjendje para kancerit ose kancerit të mitrës ose qafës së mitrës. Karcinoma është më e zakonshme në qoftë se ju keni rrezik të lartë, sidomos HPV.