Nga tensioni i lartë i gjakut vuajnë 30 deri 40% e popullsisë së përgjithshme, ndërsa në rregullimin e tensionit të gjakut ndikon gjendja emocionale dhe psikologjike. A është normale që në momente të caktuar të shqetësohemi nga tensioni i lartë i gjakut dhe përse ndodh kjo gjë, përgjigjen e japin kardiologët.
Ju ka ndodhur që të ju rritet tensioni i gjakut, megjithëse nuk keni probleme me të? Kardiologët zbulojnë se cila është arsyeja për këtë fenomen.
“Tensioni arterial është i rregulluar nga mekanizma të ndryshëm neurovegetativ, rregullues, hormonal dhe të ngjashëm. Çdo gjendje e të ashtuquajturit stres, qoftë i një natyre psikike ose fizike, si rregull mund të çojë në rritjen e tensionit arterial, sidomos të tensionit sistolik. Gjatë lodhjes fizike është normale që tensioni sistolik të rritet, ndërsa diastolik të mbetet i njëjtë ose të bjerë pak. I ngjashëm është edhe gjatë eksitimit psikologjik. Kjo gjë mund të ndodhë edhe tek personat të cilët tashmë kanë diagnozë të caktuar të hipertensionit arterial, por edhe tek personat krejtësisht të shëndetshëm. Nëse rritja e papritur e tensionit të gjakut shkaktohet nga eksitimi ose stresi, nuk është në rregull që të trajtohet me barna për tensionin e lartë, por është e nevojshme që të zvogëlohet niveli i stresit dhe eksitimi, nëse është e mundur. Nëse kjo nuk është e mundur, pa përdorimin e ilaçeve, atëherë në bashkëpunim me mjekun, në situata të tilla duhet të përdoren barnat nga grupi i anksiolitikëve”, shpjegojnë kardiologët.