Në javën e fundit të muajit prill në klinikën “Zhan Mitrev” janë kryer një numër rekord i ekzaminimeve diagnostike që nga fillimi i vitit, gjithsej 1 mijë e 610, 40 rezonanca magnetike, 108 inçizime rëntgeni, 469 kontrolle interne, dhe vetëm në javën e fundit 19 ndërhyrje kardiokirurgjike. Numri i përgjithshëm i operacioneve që nga fillimi i vitit, duke përfshirë edhe muajin prill, që ishte muaji më i suksesshëm deri më tani është 657, prej të cilave 281 janë vetëm operacione kardiake.
Siç njoftojnë nga Klinika, këto të dhëna janë marrë nga qendrat në Shkup, Strumicë dhe Manastir dhe i referohen të gjitha reparteve dhe qendrave diagnostikuese në kuadër të klinikës “Zhan Mitrev”.
Klinika “Zhan Mitrev” mbetet e përkushtuar në funksionimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve, duke i ofruar pacientëve shërbim të lartë shëndetësor dhe kujdes profesional.
Rritja e kësaj ngarkese konkretisht punës është rezultat i besimit të qytetarëve në shërbimet e kësaj qendre të specializuar shëndetësore, cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe profesionalizmit të stafit mjekësor të udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev.
Besimi i qytetarëve në punën e klinikës “Zhan Mitrev” sa vjen e rritet pavarësisht presionit të vazhdueshëm ndaj gjithë ekipit dhe pengesave në punë të shkaktuara nga akuzat e pabaza dhe ndjekja e dirigjuar. Përkundër akuzave të tilla tendencioze, klinika “Zhan Mitrev” mbetet e përkushtuar në funksionimin e shëndetit të të gjithë qytetarëve, duke i ofruar pacientëve shërbim të lartë shëndetësor dhe kujdes profesional.
Përktheu dhe përshtati:S.N