Shqetësues është fakti se në adoleshencë formohen shprehitë e pijes dhe që sipas hulumtimeve adoleshentët e vendit tonë pinë më shpesh dhe më shumë se mesatarja evropiane.
Çrregullimet e lidhura me alkoolin mundojnë gjithashtu sistemin spitalor me më shumë se 5 000 hospitalizime në vit, më shumë se çdo sëmundje tjetër psikiatrike. Në vend, mbi 60 000 njerëz janë alkoolikë dhe 300 000 kanë probleme me alkoolin dhe shfaqin shenja të alkoolizmit, tregojnë statistikat.
Në Maqedoni pirja fillon që në moshë shumë të hershme, zakonisht në shkollën fillore. Tashmë konsumohet shumë më shpesh në shkollat e mesme dhe pothuajse në nivel të barabartë me të rriturit, paralajmërojnë mjekët.
Më shumë se 1000 njerëz në vit trajtohen nga ana mjekësore për shkak të intoksikimit akut. Në rreth 10% të aksidenteve rrugore, një nga faktorët është alkooli dhe çdo i katërti person që ka ndruar jetë ka qenë pikërisht në një aksident të tillë.
Konsumimi i alkoolit sot nuk është një fenomen vetëm tek të rriturit, por edhe tek të rinjtë, numri i të cilëve po rritet dita ditës. Ka gjithashtu një numër në rritje të alkoolistëve tek femrat. Rreth 85% e të rriturve konsumojnë alkool, i cili është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të shumta ose vdekjes së parakohshme.
Në këtë kohë stresuese, për shumë prej nesh në vend dhe në botë, njerëzit synojnë alkoolin për t’u ndjerë më mirë. Është e natyrshme që njerëzit në situata të tilla të ndjehen të pambrojtur, të frikësuar dhe të kërkojnë ndihmë nga të tjerët. Me kalimin e kohës, konsumimi i alkoolit mund të dobësojë sistemin tonë imunitar. Kjo tregon se personat që kanë probleme me konsumimin e alkoolit mund të jenë grup rreziku për sëmundjen e COVID-19 dhe simptomat e tyre mund të përkeqësohen nëse infektohen.
Në pandeminë e COVID-19, është e nevojshme dhe e rëndësishme të informohemi për rreziqe të tjera shëndetësore për të përballuar më mirë situatën aktuale. Informacione të ndryshme dhe jo të vërteta mbi alkoolin dhe COVID-19 shpesh mund të shihen në rrjetet sociale dhe kanalet e tjera të komunikimit, bazuar në idetë e gabuara se alkooli do të sigurojë mbrojtje kundër infeksionit, ndaj është e rëndësishme, nga një këndvështrim profesional, të tregohen faktet për konsumimin e alkoolit, thonë mjekët.
ÇFARË DUHET TË DINI PËR KONSUMIMIN E ALKOOLIT DHE SHËNDETIN?
Alkooli ka efekt negativ, afatshkurtër dhe/ose afatgjatë në çdo organ të trupit. Në nivel global, provat sugjerojnë se nuk ekziston një “kufi i sigurt”, domethënë se rreziku i sëmundjes rritet me çdo konsumim të një pije alkoolike.
Abuzimi me alkoolin është përgjegjës për rreth 9% të sëmundshmërisë totale në rajonin europian, duke rritur rrezikun e cirrozës së mëlçisë, llojeve të caktuara të kancerit, hipertensionit, sulmit në tru dhe keqformimeve kongjenitale, si dhe shfaqjes së problemeve familjare, të punës dhe sociale, aksidente, sulme, sjellje kriminogjene dhe kriminale, lëndime të padëshiruara, aksidente trafiku, dhunë, vrasje dhe vetëvrasje, etj.
- Konsumimi i alkoolit, veçanërisht konsumimi kronik, dobëson sistemin imunitar dhe zvogëlon aftësinë e trupit për t’u përballur me infeksionet.
- Konsumimi i alkoolit, edhe në sasi shumë të vogla, është treguar se shkakton disa lloje të kancerit.
- Alkooli ndikon në mendimet, arsyetimin, vendimmarrjen dhe sjelljen.
- Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë, edhe në sasitë më të vogla, ka efekte të dëmshme për fëmijën e palindur.
- Konsumimi i shpeshtë i alkoolit rrit rrezikun e sindromës akute respiratore, e cila është një ndër komplikimet më serioze të COVID-19. Alkooli rrit rrezikun, shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sjelljeve të dhunshme; dhuna ndaj partÇdo vit, në periudhën nga 15 nëntori deri më 15 dhjetor, festohet Muaji i luftës kundër alkoolizmit dhe varësive të tjera.nerit, dhuna seksuale, dhuna midis të rinjve, abuzimi me të moshuarit dhe dhuna ndaj fëmijëve.
- Alkooli rrit rrezikun e vdekjes dhe lëndimeve në trafik, mbytjes ose rënies.