Nutricionistia Chelsea Amer pretendon se një copë picë në mëngjes mund të jetë mëngjesi më i mirë i balancuar, sesa drithërat e shumta sepse përmban më shumë proteina, më shumë përbërës të freskët, si dhe më pak sheqer sesa drithërat që i blejmë! Edhe pse reklamohen si ushqime ideale për mëngjes, shumica e drithërave komerciale nuk kanë vlera ushqyese dhe nuk përmbajnë mjaftueshëm proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Amer argumenton se pica siguron një balancim të fortë të karbohidrateve dhe yndyrave, ndryshe nga shumica e drithërave që përmbajnë sasi kalorish sa të një çokollate.
“Ndoshta do të habiteni, se mesatarish një copë picë dhe një pjatë me drithëra me qumësht me yndyrë të plotë, përmbajnë pothuajse të njëjtën sasi kalorish. Por pica përmban më shumë proteina që do t’ju bëjn të ndjeheni të ngopur dhe të keni energji gjatë pasdites”, tha Amer duke shtuar se drithërat e ëmbëlsuara nuk mund të konsiderohen si pjesë e dietës së ekuilibruar sepse ato përmbajnë shumë sheqer.
“Unë i dua drithërat si gjithë ushqimet e tjera, por drithërat e ëmbëlsuara përmbajnë shumë kalori aq sa një çokolladë e tërë. Nuk është edhe aq ide e mençur që dita të niset me shumë sheqer”, tha nutricionistia.
Një hulumtim i kohëve të fundit shpjegnon se sheqeri përbën 35 përqind të përbërësve të disa markave më popullore të drithërave. Vetëm nëse nuk hani “drithëra” të pastra pa ndonjë aditiv, të cilat mund të shkaktojnë rritje të shpejt të sheqerit në gjak, që lirojnë insulinën dhe nëse kjo përsëritet rregullisht nuk është mirë për trupin tuaj “, tha dijetari Tammy Lakatos Shames, duke shtuar: “Kaloritë depozitohen shpejt dhe ju shumë shpejt jeni të uritur përsëri.”
Megjithatë, disa profesionistë mashtrojnë se pica nuk është ushqim edhe aq i shëndetshëm dhe se nuk duhet të hahet për mëngjes.
“Nuk do të thoja se mëngjesi ideal do të ishte po të shkonit në piceri”, – thotë nutricionistia Wendy Kaplan. Sipas saj, materiet ushyese që gjenden në picë, nuk mund të dominojnë mbi përbërësit e dëmshëm – karbohidratet e përpunuara, yndyrnat e ngopura dhe natriumi.
“Sasia e kalorive dhe yndyrave të pizës, gjithashtu varet nga ajo se kush dhe si e pregaditën, kështu që njerëzit nuk e dinë edhe se sa kripë konsumojnë”, paralajmëron Kaplan.
“Megjithatë, nëse e bëni vetë picën, ku për brumin përdorni miell prej drithërave me kokërr të plotë dhe nëse e mbushni me perime atëherë me të vërtetë mund të jetë një mëngjes i shëndetshëm”, shkruan Daily Mail.