Nutricionistia Susie Burrell këshillon: Çfarë nuk duhet të hani para se të fleni gjumë

Megjithëse konsumimi i çokollatës së zezë ka shumë përfitime, nuk është ide e mirë që të konsumohet para gjumit, sidomos nëse keni probleme me gjumin. Ajo përmban më shumë kafeinë sesa çokollata e qumështit.

Ekzistojnë ushqime të cilat në masë të madhe mund të ndikojnë mbi gjumin e njeriut. “Për shembull, dihet se yndyrnat rezultojnë me ndjenjë lodhjeje dhe letargjie”, thotë Susie Burrell, nutricionistja nga Australia, ndërsa transmeton Daily Mail.

Ajo këshillon se çfarë duhet të konsumohet para se të shkohet në shtrat, ndërsa çfarë duhet të shmanget.

Bananet

Bananet janë të pasura me materie ushqyese, sidomos kalium dhe magnez, prandaj kjo është arsyeja kryesore se pse është mirë të hani një banane para se të shkoni në shtrat. Gjegjësisht, këto dy minerale ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

“Përveç kësaj, karbohidratet natyrore do të ju ndihmojnë në zvogëlimin e nivelit të glukozës në gjak, gjë që do t’ju ndihmoj të flini gjumë rreth një orë pas ngrënies”, shpjegon Burrell.

Qumështi

Shumë prindër e kanë zakon që t’u japin qumësht të ngrohtë fëmijëve para se ato të flejnë, dhe kanë arsye të mirë për ta bërë këtë. Qumështi është burim i triptofanit (aminoacid esencial), i cili ndihmon prodhimin e serotoninës në trup. Serotonin vepron si neurotransmetues i cili në mënyrë natyrale e qetëson trupin dhe stimulon gjumin.

Frutat e thatë

“Frutat e thata kanë përfitime të ndryshme mbi shëndetin e njerëzve, të gjitha nga ato kontribuojnë për një gjumë më të mirë dhe më cilësor, pasi që janë të pasura me materie ushqyese”, thekson nutricionistia.

Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, i cili i ndihmon trurit të përdorë triptofanin në mënyrë që të prodhoj melatonin, i cili stimulon gjumin.

Sasia e tepërt e kripës, ndikon keq mbi gjumin

Çokollata e zezë

Megjithëse konsumimi i çokollatës së zezë ka shumë përfitime, nuk është ide e mirë që të konsumohet para gjumit, sidomos nëse keni probleme me gjumin. Ajo përmban më shumë kafeinë sesa çokollata e qumështit.

Akullorja

Shmangni akulloren gjatë orëve të vona, nëse dëshironi që të flini dhe të pushoni më mirë. Akullorja shpesh është plot me sheqerna dhe yndyrna, gjë që e stimulon trurin në vend që ta qetësojë atë.

Ushqime të kripura

“Ushqimet e kripura mund të çojnë në dehidratim, gjë që çon në zgjimin e shpeshtë gjatë natës dhe konsumimin e ujit. Përveç kësaj, ushqimet e kripura shpesh përmbajnë glutamin monosodium, shtojcat dietetike (përmirësues i shijes – E 621), e cila në fakt vepron si stimulues mbi trupin, në vend që ta relaksoj atë para gjumit”, tha Susie Burrell.