Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) azhurnoi udhëzimet e saj dhe rekomandoi që qeveritë të inkurajojnë popullatën që të mbajnë maska në vende publike ku ekziston rreziku i transmetimit të koronavirusit.
Në udhëzimet e reja, të cilat ishin rezultat i disa studimeve të kryera javët e fundit, OBSH thekson se maskat janë vetëm një nga një seri mjetesh që mund të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit, por nuk duhet të japin ndjesinë e rreme të sigurisë.
“Ne i këshillojmë qeveritë të inkurajojnë popullatën të përdorin maskat. Në mënyrë të veçantë, të mbajnë maskë të bërë nga pëlhura, dmth., maskë jo mjekësore”, tha Maria van Kerhoev, drejtore teknike e OBSH-së për koronavirusin, në një intervistë për Reuters.
Tani, shton ajo, ne kemi prova nga hulumtimi se, nëse vendosen siç duhet (maska) mund të jenë pengesë për pikat ngjitëse potenciale.
OBSH më parë këshillonte që nuk ka prova të mjaftueshme për joefektivitetin e maskave. Prandaj, ata rekomanduan të mbanin maska vetëm personat e sëmurë dhe ata që kujdesen për ta.