OBSH nuk është e sigurt nëse antitrupat mbrojnë nga COVID-19

"Shumë informacione paraprake që na vijnë tani tregojnë se një përqindje shumë e vogël e popullsisë ka zhvilluar antitrupa", thekson Ryan.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) nuk është e sigurt nëse antitrupat mbrojnë nga ri-infeksioni me koronavirusin e ri, theksoi Mike Ryan, udhëheqës profesional i kësaj organizate, përgjegjës për gjendjet e jashtëzakonshme.

Në një konferencë për shtyp, Ryan vuri në dukje se, edhe nëse antitrupat janë efektiv, shumë pak tregon se ato janë zhvilluar nga një numër i madh i njerëzve dhe se kjo lejon “imunitet grupor” për popullatën e përgjithshme.

“Shumë informacione paraprake që na vijnë tani tregojnë se një përqindje shumë e vogël e popullsisë ka zhvilluar antitrupa”, thekson Ryan.

“Pritshmëritë janë se një përqindje më e madhe e shoqërisë të ketë zhvilluar antitrupa, por të dhënat e përgjithshme sugjerojnë ndryshe, kështu që nuk do të jetë në gjendje të zgjidhë problemin që kanë qeveritë”, shtoi ai.