O
Oda e mjekëve të Maqedonisë, me rastin e shënimit të 31-vjetorit të ekzistencës së saj, në ceremoninë e organizuar në kishën “Shën Sofia” në Ohër, ndau mirënjohje ndaj ekipit që bëri transplantin e parë të zemrës në Maqedoni. Mirënjohja e veçantë është ndarë për kontributin e veçantë në zhvillimin e transplantimit dhe dhurimit të organeve nga një dhurues i vdekur, duke filluar kështu një fazë e re në shëndetësinë e Maqedonisë.
Ekipi i mjekëve që e bëri këtë hap të rëndësishëm për transplantin e zemrës udhëhiqej nga dr. Zhan Mitrev dhe Prof. Sashko Jovev, së bashku me dr. Nikola Hristov, dr. Tanja Angjusheva, dr. Vasil Papestiev, dr. Marjan Shokarovski, dr.Vangjell Zdravevski, dr. Kujtim Xhelili, dr. Stefania Haxhievska, dr. Nadica Mehmedoviq, dr. Vesna Mitashova, dr. Jasmina Ilievska, dr. Marija Gerakovska dhe dr. Dimçe Sllavevski.
Transplantimi i suksesshëm i zemrës nga një dhurues i vdekur është një operacion historik me anë të së cilit i’u dha një shans i ri për jetë një pacienti 54-vjeçar. Është realizuar në vitin 2021, në kulmin e pandemisë dhe në kushte shumë të vështira.
Operacionet moderne në kardiokirurgji kanë filluar 20 vjet më parë, kur nga Dr. Zhan Mitrev është kryer autotransplantimi i parë si një operacion revolucionar në trajtimin mjekësor të pacientëve kardiak, dhe më tej Dr. Mitrev vazhdoi me implantimin e zemrave artificiale, që filloi të aplikohet në vitin 2020 dhe që është gjithashtu një metodë jetëshpëtuese.
Përktheu dhe përshtati:S.N