Dhimbjet menstruale prekin çdo të tretën grua gjatë gjithë jetës së tyre. Prandaj është mirë që të konsumohen ushqime të pasura me karbohidrate. Në vend që të hani akullore, çokollatë ose ëmbëlsira, bëni një sanduiç të shijshëm me vezë.
Buka integrale dhe omleti me vezë të freskëta janë një zgjedhje më e mirë sesa ëmbëlsirat, sepse në mënyrë të ekuilibruar e rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe krijojnë ngopje në mënyrë më të shëndetshme. Gjithashtu rekomandohen ushqimet e pasura me triptofan, si vezë, fara luledielli, mishi i gjelit të detit.
Kombinimi i artikujve tjerë ushqimor me vezë,gjithashtu mund të ndikojë në aftësitë mendore.
Vezët e pulave mund të hahen të gjalla, të ziera më pak ose më shumë, të skuqura në vaj ose të bëhet omletë prej tyre. Nëse kujdeseni për kombinimin e vezëve me ushqimet tjera, mund të ndikoni shumë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, aftësitë intelektuale, vëmendjen, madje edhe dëshirën seksuale.
Vezët janë të pasura me vitaminë D, i cili i forcon eshtrat dhe dhëmbët. Vezët gjithashtu janë burim i shkëlqyer i vitaminave A, E dhe K. Janë burimi edhe i vitaminave të kompleksit B, si B2, B6, B12 dhe sasi më të vogla të B1. Ata nuk përmbajnë vitaminë C, por ato u rekomandohen grave shtatzëna pasiqë përmbajnë acid folik dhe niacinë.