Disa ekspertë amerikanë të sëmundjeve infektive po pyesin nëse metoda e numërimit të rasteve me koronavirus duhet të përdoret si metodë për të përcaktuar masat për zbutjen e pandemisë, pasi të dhënat tregojnë se omicron është një variant më pak serioz, por shumë më infektiv se varietetet e mëparshme.
Këta ekspertë argumentojnë se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një fazë në të cilën raportet për rritje dramatike të numrit të rasteve shkaktojnë shqetësime të panevojshme dhe se zyrtarët qeveritarë dhe publiku duhet të përqendrohen në të dhënat për vdekjes dhe shtrimet në spital kur merren parasysh masat paraprake.
Numri i rasteve “shkakton shumë panik dhe frikë, por nuk e pasqyron atë që është treguar më parë, që është se shtrimet në spital pasohen nga rastet”, tha Dr. Monica Gandhi, specialiste e sëmundjeve infektive dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë.
Por, ekspertë të tjerë të sëmundjeve infektive thonë se, edhe pse të inkurajuar nga të dhënat nga Afrika e Jugut që tregojnë se vala e tyre e fundit e variantit omicron nuk është ndjekur nga rritje e rasteve të vdekjes, virusi vazhdon të dëmtojë spitalet amerikane, kështu që numri i rasteve me COVID-19 mbetet një matje vendimtare.
Shtetet e Bashkuara të enjten patën më shumë se 580.000 raste të reja me kovid, për herë të dytë brenda një jave, sipas New York Times dhe vendi theu rekordin për rastet e përditshme të kovidit. Por në dy javët e fundit, ndërsa numri i rasteve me kovid në Shtetet e Bashkuara është rritur me 181%, numri i shtrimeve në spital është rritur me 19% dhe numri i vdekjeve është ulur me 5%.
“Duket të jetë më pak e rrezikshme për dy arsye. Fillimisht, ne duket se kemi pasur më shumë imunitet në dhjetor 2021 sesa gjatë valëve të mëparshme, ndërsa tani ka pesë studime laboratorike që tregojnë se omikroni nuk ndikon tek mushkërit”, thekson prof. Gandi.
Me rastin e publikimit të të dhënave për COVID-19, institucionet shëndetësore tani duhet të kenë të njëjtën qasje si me gripin, njofton eksperti, duke shtuar se kjo nënkupton publikimin e të dhënave për shtrimin në spital dhe vdekshmërinë, por jo shifrat për numrin e rasteve të reja. Ashtu si me gripin, nuk është e mundur të eliminohet virusi, ndaj duhet të fokusohemi vetëm te ashpërsia e tij.
“Kur të pranoni se virusi është endemik, ashtu si gripi, atëherë nuk i ndjek më rastet sepse në këtë mënyrë nuk kontrollojmë kurrë për ndonjë virus tjetër, ne ndjekim se çfarë e shkakton sëmundjen dhe çfarë i çon njerëzit në spital” thekson prof. Gandi.
Vende të tjera tani po zbatojnë një qasje që nuk është e fokusuar tek rastet. Për shembull në Kanada, e cila gjithashtu kohët e fundit regjistroi një numër rekord të rasteve me COVID-19, njoftoi se nuk do të fokusohej më në numërimin e rasteve të reja çdo ditë.
Qeveria filipinase gjithashtu njoftoi këtë javë se do të ndalonte postimin e përditësimeve të rasteve në mediat sociale, një qasje e ngjashme me atë të përdorur nga Singapori.
Justin Lesler, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Karolinës së Veriut, ende e sheh numrin e rasteve si “tregues kryesor të rëndësishëm”. “Me omicron, rritjet janë kaq të mëdha, edhe nëse mesatarisht janë shumë më pak serioze se variantet e mëparshme. Numri i rasteve është i tillë që sistemet spitalore do të mbingarkohen dhe ka rrezik për individët, pasi ka shumë mundësi që të infektoheni”.
Mara Aspinal, profesoreshë për diagnostifikimin biomjekësor në Universitetin Shtetëror të Arizonës, thotë gjithashtu se të dhënat e rasteve mbeten të rëndësishme sepse parandalojnë publikun të reagojë ose të mos reagojë ndaj pandemisë.
Për prof. Gandhi, ky ekuilibër qëndron në institucionet dhe departamentet shëndetësore që monitorojnë numrin e rasteve brenda vendit dhe vetëm paralajmërojnë publikun për shtrimet në spital dhe rastet e vdekjeve.
“Arsyeja që ne ndoqëm rastet është se ne shpresonim se mund ta eliminonim virusin, por nuk është në natyrën e virusit që ta eliminojë atë”, thekson prof. Gandi, duke vlerësuar se vendi ende nuk e ka pranuar plotësisht idenë se nuk mund ta eliminojmë.