Osteoporoza – vrasësi i heshtur i eshtrave

Osteoporoza është e fshehtë dhe shpesh nuk jep ndonjë shenjë dhimbjeje në fazën fillestare. Në fazën e avancuar të sëmundjes, mund të vërehet zvogëlimi i lartësisë ose përkulja para e shpinës. Përkundër të gjitha indikacioneve të diagnostifikimit në kohë, osteoporoza zbulohet vetëm pas frakturës së parë.

Osteoporoza është sëmundje kockore e cila e zvogëlon dendësinë dhe cilësinë e indeve të eshtrave. Skeleti i pacientit me osteoporozën bëhet i ndjeshëm ndaj thyerjeve të cilat mund të ndodhin edhe gjatë një traume të vogël ose ngarkesë të madhe të kockave.

Zakonisht thyerjet ndodhin në rruazat e shtyllës kurrizore, eshtrat e kofshës ose nyjen e dorës. Për këto arsye, osteoporoza quhet “vrasës i heshtur” ose “hajdut i heshtur” i indeve të eshtrave.

Rrezik faktorët

  • Kur në familjen e afërt ka të sëmurë me osteoporozë (faktor i trashëguar);
  • Të qëndruarit shtrirë për një kohë të gjatë, për shkak të një sëmundje tjetër;
  • Aktiviteti i zvogëluar fizik;
  • Pesha e vogël e trupit ose strukturë gracile (kocka të dobëta, të holla);
  • Humbja e lartësisë (ndjesia se jeni zvogëluar ose krrusur);
  • Mungesa e ciklit menstrual që zgjat për më shumë se një vit (gratë në menopauzë ose gratë tek të cilat janë hequr vezoret në mënyrë krurgjikale);
  • Ushqimi i varfër me kalcium dhe vitaminë D3;
  • Konsumimi i alkoolit (më shumë se tre decilitra në ditë);
  • Pirja e duhanit;
  • Marrjen e disa barnave për një kohë të gjatë (si kortikosteroidet, citostatikët, antiepileptikët…);
  • Sëmundjet kronike të traktit digjestiv, çrregullimet hormonale, sëmundjet renale, astma, pacientët me organe të transplantuara dhe të tjerë.

Në botë, një në tre gra dhe një në pesë burra të moshës mbi 50 vjeçare, të cilët kanë pasur thyerje, është zbuluar se ato vuajnë nga osteoporoza. Megjithëse osteoporoza është më e zakonshme mbi moshën 60 vjeçare, mund të shfaqet edhe tek të rinjtë, sidomos nëse kanë më shumë rrezik faktorë nga ato që përmendëm. 

 

Osteoporoza është e fshehtë dhe shpesh nuk jep ndonjë shenjë dhimbjeje në fazën fillestare.

Në fazën e avancuar të sëmundjes, mund të vërehet zvogëlimi i lartësisë ose përkulja para e shpinës. Përkundër të gjitha indikacioneve të diagnostifikimit në kohë, osteoporoza zbulohet vetëm pas frakturës së parë. Pikërish për këto arsye është e rëndësishme që të shkoni te mjek, nëse të paktën tre nga rrezik faktorët kanë të bëjnë me ju, sidomos nëse jeni mbi moshën 50 vjeçare. Mjeku do t’ju marrë anamnezë të detajuar dhe do të vendosë nëse duhet të vazhdoni procedurat diagnostifikues për të dëshumar osteoporozën.

Zakonisht, hapi i parë që bëhet është ekzaminimi i dendësisë së kockave (BMD-bone mineral density), procedurë e cila përfshin inçizimi me DEXA scan. Ky inçizimi i sofistikuar i skeletit me rrezatim të vogël, mundëson zbulimin e humbjes shumë të vogël të indeve të eshtrave. Gjithashtu mund të bëhet dhe diagnoza me ultratinguj e densitometrisë së ​​kockave (pa rrezatim), por saktësia e inçizimit nuk është shumë e lartë, andaj kjo metodë shërben për inçizimi të shpejt dhe orientues të popullsisë më të madhe, nga e cila më pas do të dallohen njerëzit tek të cilët ekziston probabilitet më i lartë për të patur osteoporozë. 

Ka të ngjarë që mjeku t’ju rekomandojë edhe disa analiza laboratorike të gjakut, të cilat  lidhen me osteoporozën (vlerat e metabolizmit të kalciumit, fosforit, hormoneve paratiroide etj.)

Parandalimi

Faktori i trashëguar ka rol të madh në rrezikun e osteoporozës dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim. Prandaj, ne mund të ndikojmë duke ndryshuar mënyrën e jetesës, të mbajmë kockat të shëndetshme dhe të forta. Mënyra më e mirë për të parandaluar osteoporozën është aktiviteti i rregullt fizik dhe të ushqyerit e duhur që në moshë të re, si dhe ruajtja e këtyre zakoneve të shëndetshme edhe gjatë moshës së rritur.

Trajtimi

Ekzistojnë trajtime efektive të cilat veprojnë relativisht shpejt dhe me efikasitet (brenda një viti). E rëndësishme është që trajtimi të përshtatet për secilin pacient në mënyrë individuale, në stilin e tij të jetesës dhe në problemet ekzistuese mjekësore. Gjatë trajtimit të osteoporozës zakonisht rekomandohen bisfosfonate, barna të cilat bllokojnë funksionin e qelizave që shkatërojnë eshtrat.