Otalgia ose dhimbja e veshit – Arsyet e shfaqjes dhe manual për trajtim shtëpiak

Otalgia mund të manifestohet në njërin vesh ose në tjetrin, të jetë i karakterit të ndryshëm dhe me intensitet të ndryshëm

Dhimbja në vesh është e pranishme tek të rriturit dhe fëmijët. Kjo është një nga arsyet më të zakonshme që prindërit i sjellin fëmijët për vizitë tek mjeku. Otalgia mund të shfaqet në njërin vesh ose tek të dy veshët, të jetë i karakterit të ndryshëm (dhimbje të mprehta, shurdhërim, djegie) dhe me intensitet të ndryshëm (nga dhimbje të lehta deri në dhimbje të padurueshme).

SHKAQET PËR SHFAQJEN E OTALGISË

Otalgia zakonisht shkaktohet nga lëndimi, infeksioni ose irritimi në vesh, por në raste të caktuara mund të jetë edhe dhimbje radikale. Dhimbja radikale vjen si rezultat i lëndimit ose infektimit të strukturave pranë veshit, si dhëmbët ose nofullat, të cilat zgjerohen për nga veshi dhe simulojnë otalgi.

Shkaqet më të zakonshme të otalgisë:

  • Otitisi akut ose kronik (inflamacion i veshit);
  • Dëmtime në vesh për shkak tëndryshimeve të presionit;
  • Prania e cerumenit (yndyrat e veshit);
  • Trup i huaj në vesh;
  • Inflamacion i fytit;
  • Sinuziti;
  • Shampon ose ujë në vesh.

Shkaqet më të rralla të otalgisë:

  • Shpimi i daulles së veshit;
  • Sindromi temporomandibular (i nofullës) i nyjeve;
  • Artitritis që ndikon në nyjet temporomandibular;
  • Infeksioni i dhëmbëve;
  • Dëmtimi i dhëmbëve;
  • Ekzema e kanalit të veshit;
  • Nevralgjia trigeminale.

SI TË NDIHMOHENI NË KUSHTE SHTËPIAKE?

Ka mjaft mënyra për të zvogëluar dhimbjen e veshit në shtëpi. Zakonisht përdoren këto mënyra:

  • Vendosja e një lecke të ftohtë në bulën e veshit për një periudhë prej 15-20 minutash;
  • Mbrojtja e veshit nga depërtimi i ujit;
  • Përdorimi i pikave të veshit (kjo procedurë nuk zbatohet nëse ka gëricje të daulles së veshit);
  • Marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve;
  • Përtypja e çamçakizëve e lehtëson presionin dhe dhimbjen e shkaktuar nga infeksioni i veshit;
  • Pozicioni i drejtë dhe vertikal i trupit mund të zvogëlojë presionin e veshit të mesëm.

KUR DUHET TË VIZITOHENI TE MJEKU?

Me mjekun është e nevojshme të konsultoheni nëse keni këto simptoma:

  • Temperatura e trupit është mbi 38°C;
  • Simptoma të reja të tilla si marramendje, dhimbje koke, ënjtje rreth veshit, dobësimi i muskujve të fytyrës;
  • Ndodh ndërprerje e papritur e otalgjisë së fortë, e cila zakonisht aludon në shpimin e daulles së veshit;
  • Rrjedh gjak ose qelb nga veshët;
    Simptomat si dhimbja, temperatura, ethet ose acarimi nuk përmirësohen brenda 24-48 orëve.