Pacientet e reja me kancer të gjirit janë të ekspozuara ndaj një rrezik më të lartë të osteoporozës

Rreziku ndaj osteoporozës dhe osteopenisë ishte madje deri në katër herë më i lartë tek gratë me kancer të gjirit, të cilat kishin pranuar terapi për kancerin e gjirit, që bllokuan prodhimin e hormonit estrogjen. 

Femrat e reja që vuajnë nga kanceri i gjirit janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të zhvillimit të osteoporozës për shkak të trajtimit të sëmundjes, tregon studimi i ri. Hulumtimi tregoi se gratë me kancer të gjirit që janë nën moshën 50 vjeçare kanë rrezik të dyfisht ndaj zhvillimit të osetoporozës dhe osteopenisë, në krahasim me gratë që nuk vuajnë nga kanceri i gjirit.

Rreziku ndaj osteoporozës dhe osteopenisë ishte madje deri në katër herë më i lartë tek gratë me kancer të gjirit, të cilat kishin pranuar terapi për kancerin e gjirit, që bllokuan prodhimin e hormonit estrogjen. 

Këto rezultate tregojnë se edhe gratë e reja kanë një rrezik relativisht të lartë të humbjes së masës kockore gjatë trajtimit standard të kancerit të gjirit. Sipas ekspertëve, ajo që duhet theksuar është fakti se në shumë raste është vërejtur humbje e konsiderueshme e masës kockore në vetëm pak vjet. Këto rezultate mendohet të tregojnë nevojën për monitorim të kujdesshëm ndaj shëndetit të kockave tek femrat e reja me kancer të gjirit, gjatë dhe pas marrjes së terapisë.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pacientet më kancer të gjirit janë gjithashtu të ekspozuara ndaj një rreziku më të lartë të humbjes së masës kockore

Trajtimi i kancerit të gjirit mund të shkaktojë menopauzë të parakohshme pas dëmtimit të vezoreve ose ndonjë mënyrë tjetër e ndërprerjes së prodhimit të hormonit estrogjen.

Ky studim tregoi se rreziku i humbjes së masës kockore ishte veçanërisht i lartë pas llojeve të caktuara të trajtimit të kancerit të gjirit. Gratë që morrën kombinim standard të kimioterapisë dhe terapi hormonale kishin një rrezik prej 2,7 herë më të lartë të osetopenisë dhe osteoporozës në krahasim me gratë e shëndetshme.