Njerëzit e shtruar në spital me COVID-19 dhe që kanë marrë një dozë vaksine Pfizer ose Moderna janë të mbrojtur në mënyrë të barabartë ose edhe më mirë se dikush që nuk ka pasur kurrë sëmundjen e koronavirusit dhe ka marrë dy doza të vaksinës, tregon një studimi i ri.
Rezultatet e hulumtimit janë botuar në revistën New England Journal of Medicine.
Shkencëtarët nga Fakulteti i mjekësisë në New York studiuan mostrat e gjakut nga 110 njerëz, 43 prej të cilëve ishin infektuar me koronavirus para vaksinimit, ndërsa 67 nuk ishin infektuar kurrë. Të gjithë pjesëmarrësit morën vaksinën Pfizer ose Moderna bazuar në një teknologji të re informacioni për ARN.
Ata zbuluan se subjektet e infektuar me koronavirus para dozës së parë të vaksinës “shpejt zhvilluan një spektër të lartë të antitrupave brenda disa ditësh nga vaksinimi”.
- Termi spektër tregon përqendrimin e antitrupave.
Studiuesit në mënyrë të përsëritur morën mostra dhe zbuluan se në ditët pas dozës së parë të vaksinës, nivelet e antitrupave në ata që ishin infektuar me koronavirusin e ri ishin 10 deri në 45 herë më të larta se në ata që nuk ishin infektuar me koronavirus para vaksinimit.
Në kohën që ata morën dozën e dytë të vaksinës, nivelet e antitrupave midis atyre që ishin shëruar nga COVID-19 ishin akoma gjashtë herë më të larta se ata që nuk ishin infektuar.
“Tek personat të cilët janë rikuperuar nga COVID-19 nuk është vënë re rritja e spektrit të antitrupave pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës”, shkruan studiuesit, duke treguar që doza shtesë e vaksinës ishte me përfitim të kufizuar për ata që kishin kaluar infeksionin.
Nuk u vërejt asnjë ndryshim në prodhimin e antitrupave midis dy vaksinave.
Ekipi gjithashtu studioi nëse kishte ndryshime në efektet anësore të vaksinës midis 230 të anketuarve, disa prej të cilëve kishin COVID-19 dhe disa jo. Nuk u vërejtën efekte anësore serioze që do të çonin në shtrimin në spital.
Njerëzit të cilët kishin zhvilluar tashmë imunitet ndaj koronavirusit para vaksinimit kishin më shumë të ngjarë të kishin efekte anësore të lehta deri të moderuara si dobësi, dhimbje koke, ethe dhe temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe dhimbje të kyçeve.
Por ekipi paralajmëroi se kërkohen hulumtime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë.