Një studim i kryer së fundmi nga shkencëtarët amerikanë dhe suedezë, ka treguar se pacientët me fibromialgji kanë inflamacion të madh të trurit. Ky zbulim mendohet të jetë i rëndësisë së madhe për gjetjen e trajtimit të duhur të fibromialgjisë, e cila akoma është e pakuptueshme për shkencëtarët.
Fibromialgjia shpesh shfaqet si dhimbje kronike në shumë pjesë të trupit, shkakton çrregullimin e gjumit, lodhje të gjatë dhe problemet kognitive që ndikojnë tek të menduarit dhe kujtesa. Vlerësohet se rreth katër milionë njerëz vuajnë nga fibromialgjia.
Përndryshe, një studim i mëparshëm ka treguar se inflamacioni i sistemit nervor mund të luajë rol në fibromialgji. Madje janë gjetur përqëndrime të larta të proteinave inflamatore të lëngun cerebrospinal.
Në këtë studim është vërejtur aktivizimi glial, i pranishëm në një nivel dukshëm të lartë në shumë pjesë të trurit tek pacientët me fibromialgji, sesa tek një grup i kontrolluar.
Aktivizimi i qelizave gliale shkakton lëshimin e lidhjeve kimike të inflamacionit, gjë që shkakton ndjeshmëri më të madhe ndaj dhimbjes dhe stimulon lodhjen.