Pacientët me veshka të transplantuara të infektuara dhe shërimi i hepatitit C

Në kuadër të studimit të ri, 20 pacientë morën veshkën nga një person i infektuar me hepatit C, ndërsa më pas edhe terapinë për hepatitin C. Shkalla e kurimit ishte 100%!

Pacientët të cilët janë në dializë dhe në pritje të transplantimit të veshkave, mund të marrin veshkën nga ndonjë donator i infektuar me virusin e hepatitit C (HCV), tregoi studim i ri i zhvilluar në “University of Pennsylvania”. Përndryshe, në botë ekziston mungesë e madhe e veshkave për transplantim.

Terapitë e reja, më pak toksike për hepatitin C, hapën rrugën e transplantit të veshkave nga personat e infektuar me hepatit C.

Në kuadër të studimit të ri, 20 pacientë morën veshkën nga një person i infektuar me hepatit C, ndërsa më pas edhe terapinë për hepatitin C. Shkalla e kurimit ishte 100%!

Besohet se me transplantimin e veshkave të infektuara dhe terapisë së hepatitit C, mund të kursehen mjetet e  konsiderueshme financiare, duke pasur parasysh se dializa e një pacienti kushton më shumë se 88 000 dollarë në vit.

Megjithëse disa pacientë nuk duan që të marrin veshkë e një personi të infektuar me hepatit C, për të tjerët mund të jenë një zgjedhje e mirë, duke pasur parasysh normat e larta të vdekjes së pacientëve në dializë, të cilët presin për transplantim të veshkave, shkruan “Annals of Internal Medicine”.